Vijon operacioni për shuarjen e zjarreve në zonat pyjore të bashkisë Gramsh, angazhim i madh i forcave tokësore dhe ajrore

Nga Fatmir Popja

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka vijuar me intensitet puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kullollas, njësia administrative Skënderbegas, bashkia Gramsh.

Zjarri ka përfshirë një zonë të gjerë pyjore, duke kërkuar ndërhyrje të koordinuar nga disa njësi.

Në terren janë angazhuar gjithsej:

30 forca zjarrfikëse me 11 automjete nga MZSH-të e Gramshit, Elbasanit, Cërrikut dhe Librazhdit;
• 60 forca bashkiake;
• 80 forca vullnetare;
• 70 efektivë të Forcave të Armatosura, të pajisur me 2 mjete zjarrfikëse.

Gjithashtu, janë përfshirë edhe operacione ajrore me 2 helikopterë, një çek dhe një sllovak, të cilët kanë asistuar në shuarjen e flakëve nga ajri.

Pavarësisht terrenit të vështirë, operacioni po vijon me angazhimin maksimal të forcave vendore dhe mbështetje nga strukturat qendrore.

Ndërkohë, është ndërhyrë dhe është arritur të izolohet edhe zjarri i rënë në fshatin Kodovjat, pranë fshatit Posnovisht, njësia administrative Kodovjat.

Gjatë natës, situata është mbajtur nën kontroll dhe në monitorim të vazhdueshëm nga forcat në terren.

Zjarre aktive raportohen ende në fshatrat Mukaj dhe Sojnik, njësia administrative Kukur, ku janë përfshirë sipërfaqe me shkurre dhe ferra.

Sipas autoriteteve, deri më tani nuk ka pasur rrezik për banesat apo dëme në njerëz.

Strukturat e emergjencës, në bashkëpunim me pushtetin vendor,FA dhe qytetarët vullnetarë, vijojnë punën për izolimin e plotë të vatrave dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

Autoritetet bëjnë thirrje për vigjilencë dhe bashkëpunim nga banorët e zonës, duke raportuar menjëherë çdo vatër të re zjarri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr me goma të përdorura pranë stacionit hekurudhor në Elbasan, ndotet ajri në zonën e banuar

  Një episod shqetësues është regjistruar në afërsi të stacionit...

Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesinë e Kuvendit

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme Grupin...

Vijon puna për “Lungomare 4″, Demo: Nxit zhvillimin turistik të zonës

VLORË 7 prill /Albania Express News/ Puna për zgjatimin...