Vetëvendosje “vulos” koalicion me tre parti, Gërvalla: Për një shtet që nuk lëkundet

PRISHTINË ,8 maj 2026/Albania Express News/Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti zyrtarizoi koalicionin parazgjedhor për zgjedhjet e 7 qershorit, duke garuar së bashku me Partia Guxo, Alternativa dhe PSHDK.

Lajmin e konfirmoi bashkëkryetarja e Guxo, Donika Gërvalla.” Nënshkruam marrëveshjen e koalicionit me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Partinë Alternativa dhe PSHDK-në. Për një Republikë që nuk negocion me interesin e shtetit, për një shtet që nuk lëkundet, institucione që nuk dorëzohen dhe një qeverisje që nuk i nënshtrohet as interesit të ngushtë, as presionit të asnjë kohe”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.
Ujdia konfirmon kështu vijimin e aleancës mes forcave politike që aktualisht përbëjnë shumicën parlamentare në Kosovë. Ky bashkëpunim pritet të jetë një nga zhvillimet kryesore politike përpara procesit zgjedhor të qershorit, ndërsa partitë pjesëmarrëse synojnë të ruajnë shumicën qeverisëse.

Përpos këtij koalicioni të partive shqiptare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është njoftuar edhe për formimin e dy koalicioneve të tjera nga komunitetet pakicë, atë të boshnjakëve dhe ashkalinjve. Zgjedhjet e qershorit do të përfshijnë në total 3 koalicione me 9 parti politike, ndërsa pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe 22 parti të tjera.
Këto do të jenë zgjedhjet e treta parlamentare brenda 18 muajsh, pas atyre në shkurt dhe dhjetor 2025, që sipas ekspertëve e zhytën vendin në një krizë institucionale sistematike.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Situata me zjarret në vend/ 31 vatra në 24 orët e fundit, 3 prej tyre ende aktive, Dajti dhe Gojani zonat më problematike

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Bazuar në informacionet...

Aksident tragjik në Golem, përplaset motomjeti me bordurën, humbin jetën dy persona

GOLEM, 25 gusht 2026/Albania Express News/- Një aksident i...