Veterani socialist , ish ministri Petro Koçi kritikon deputetët e PS: ’97-ta do ju duket ëndërr, “Prania Besnike” është një ofertë amatoreske! (MESAZHI PËR TË MAJTËT)

TIRANË, 17 tetor 2026 /Albania Express News/-Ish-deputeti socialist dhe një nga veteranët e Partisë Socialiste, Petro Koçi e konsideron budallallik reagimin e kolegëve të tij të majtë të cilët ekzaltohen me pamjet e deputetit demokrat Klevis Balliu, duke kaluar me vrap lumin Lana pasi studentët e përzunë nga protesta.

Ai thotë se “zgjidhjet e rrugës” nuk janë zgjidhe dhe sipas tij legjitimimi i tyre tregon se në të ardhmen modele të tilla do të përsëriten dhe vetëm emri do të jetë i ndryshëm.

“Ky entuziazmi i disa deputeteve te PS kur postojne imazhin e Balliut ne Lane me duket nje budallallek dhe bumerang. Me kujton endrren e Saliut per ta terhequr Edi Ramen zvarre ne Lane. Emri sigurisht qe ka rendesi. Dhe Balliu nuk eshte as Rama e as vete Saliu. Por me i rendesishem eshte modeli qe promovon.

Po legjitimoni “zgjidhje” rruge ne raport me zgjidhjet politike. Zgjidhjet e rruges dhe turmave nuk ngopen vetem me koken e Rames qe kerkojne aktualisht. Prania besnike eshte nje oferte amatoreske dhe jo nje reflektim serioz i pergjegjshem”, shkruan ai.

Ish-deputeti socialist kërkon shbërjen e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, pasi sipas Petro Koçit, nëse zgjidhjet politike bëhen të pamundura, atëherë trazirat e vitit të mbrapsht 1997 do t’u duken ëndër kolegëve të tij socialistë.

PESË DITË REVOLTË MINUTË PAS MINUTE

“Çlirojeni kushtetuten nga 21 Prilli berishian i 2008 es, garantoni veprim te drejtesise per kedo, pavaresisht nga emri apo hierarkia, ndryshoni sistemin zgjedhor nga ngerci i pabarazise se shanseve, rivendosni demokracine ne funksionimin e partise, sherojeni administraten nga korrupssioni etj!

Nese zgjidhjet politike behen te pamundura atehere ’97 a do duket si enderr e bukur. Turma e tanishme nuk eshte ajo e viteve ’90. Situata nderkombetare nuk eshte ajo e ’97 es. Europa tashme eshte perfshire nga trazira, halle dhe pikepyetje te medha e nuk e ka ngene e atij viti”, shkruan ai.

Petro Koçi i referohet edhe reagimit të Ambasadës Amerikane natën e kaluar, duke shkruar:

“SHBA nuk foli mbreme per te mbeshtetur nje parti apo nje individ, por per te mbrojtur Shqiperine nga kaosi, influencat e huaja hakmarrese dhe delegjitimimi i procesit politik. Mos lejoni duke ndermarre reflektim dhe reforma serioze qe turma te kthehet ne polici morale mbi ju dhe shumicen qytetare e neser te urdheroje mendimin e jo thjesht menyren e shprehjes se tij.”

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FRANCË – Pas trazirave, kryeministri Lecornu njofton vendosjen e shtetrrethimeve lokale

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri francez, Sébastien...

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...

Humbje e madhe për futbollin e Librazhdit, ndahet nga jeta Ilirjan Lavdari, kapiteni legjendar i Sopotit

Mesfushori me teknikë dhe vizion të spikatur, lideri i...