Veshjet tradicionale shqiptare ne Oktoberfest!

Veshjet tradicionale shqiptare Oktoberfest! Një moment i veçantë në historinë e Oktoberfest, festës më të madhe popullore në botë, e cila zhvillohet që prej vitit 1810.

Rreth 9000 pjesëmarrës nga klubet e kostumeve tradicionale nga Bavaria dhe e gjithë Evropa marrin pjesë në 60 grupe, të veshur me kostume historike dhe tradicionale që janë mbresëlënëse në mënyrën e tyre unike.

Sot për herë të parë në historinë e Oktoberfestit, kultura dhe veshjet tradicionale shqiptare u prezantuan në paradën madhështore të Trachten- und Schützenzug.

Ky moment historik u bë i mundur falë përkushtimit të shoqatës “Iliria München”, me një aktivitet 25 vjeçar në mbrojtje e kulturës dhe traditave shqiptare në Bavari.

Me mbështetjen e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, u bë e mundur që grupin përfaqësues prej 40 anëtarësh me veshje nga të gjitha trevat shqiptare, ta udhëheqë Xhubleta.

Xhubleta nuk është thjesht një veshje, por një vlerë 4000 vjeçare e trashëgimisë shpirtërore shqiptare, e njohur nga UNESCO si simbol i reziliencës dhe identitetit tonë ndër shekuj.

Nën flamurin e Shqipërisë parakalon me veshjen e grave të jugut Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Mynis Gentiana Mburimi. Krah flamurit të Kosovës parakalon Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës me veshje tradicionale.

Parada përfshiu rrugët kryesore të qytetit, një parakalim prej 7 km, që ndiqet nga rreth 6 milion vizitorë, të mbërritur nga të gjitha shtetet e botës, si dhe mijëra shikues në transmatimet live televizive.

Falenderime të përzemërta Shoqatës Iliria dhe të gjithë të rinjve e të rejave që mbajtën me dinjitet të veshura pasuritë tona kombëtare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME