Verë e nxehtë? Klimatologu: Kjo më e ftohta në 300 vitet e ardhshme, do bëhet më keq

BOTA .12 gusht 2026/Albania Express News/-Nga i nxehti ekstrem, tek stuhi të dhunshme shiu e rrëshqitje të mëdha toke: Situata me të cilin po përballet pjesa austriake e Tirolit, për metereologun dhe klimatologun Andreas Jager nuk është ngjarje e izoluar, por shenjë e një realiteti të ri klimatik.

Sipas Jagerit, një qershor si ky i 2026-tës nuk ishte regjistruar që nga fillimi i mijëvjeçarit. Ai e rendit valën e fundit të të nxehtit, së bashku me atë të vitit 2015, ndër më intensivet e regjistruara ndonjëherë. Më shumë se gjysma e stacioneve meteorologjike kanë raportuar temperatura rekord.
“Kjo është ndoshta vera më e ftohtë që do të kemi gjatë 300 viteve të ardhshme”, deklaroi Jager për Tirol TV, duke paralajmëruar se temperaturat ekstreme, stuhitë e fuqishme dhe fenomenet e tjera të pazakonta atmosferike do të bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Klimatologu e veçon mungesën e ujit si një nga sfidat kryesore të së ardhmes. Sipas tij, pakësimi i borës po ndikon drejtpërdrejt në furnizimin e ujërave nëntokësore, pasi shkrirja graduale e saj luan një rol të rëndësishëm në mbushjen e tyre.

Ndryshimet klimatike pritet të prekin edhe bujqësinë, e cila, sipas Jagerit, duhet të përshtatet me kushtet e reja përmes metodave të ndryshme të kultivimit dhe mbulimit të tokës gjatë gjithë vitit. “Kjo mënyrë e bujqësisë nuk është më e qëndrueshme”, tha ai.
Klimatologu paralajmëroi se bota ende nuk e ka arritur kulmin e ndryshimeve klimatike. “Derisa ta ngadalësojmë këtë proces, situata vetëm do të përkeqësohet”, u shpreh ai, duke theksuar se shoqëritë duhet të nisin të përshtaten me kushtet e reja klimatike.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Broja drejt largimit nga Burnley, PAOK-u hidhet në sulm për sulmuesin shqiptar

ANGLI, 16 shtator 2026 /Albania Express News/ – E...

Kapetanović: Kriminelët bashkëpunojnë përtej kufijve, rajoni duhet të reagojë po aq shpejt

PODGORICË, 16 shtator 2026 /Albania Express News/ – Intensifikimi...

FPU Shqipëri mbledh Këshillin Drejtues, përcaktohen objektivat për vijimin e vitit

Tiranë, 15 shtator 2026 /Albania Express News/ – Në...

Gjykata speciale në Hagë dënon me 81 vite në total për ish-liderët e UÇK, protestë masive në Prishtinë

PRISHTINË ,16 shtator 2026 /Albania Express News/-Dhomat e Specializuara...