Veliaj prej 550 ditësh në paraburgim/ Reagimi i “Demokratëve Evropianë” në PE: Rast thellësisht shqetësues për demokracinë shqiptare

TIRANË ,15 gusht 2026/Albania Express News/-Grupi politik “Demokratët Evropianë” (EDP/PDE) në Parlamentin Europian ka bërë një reagim të fortë lidhur me çështjen e Kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili mbahet në paraburgim prej më shumë se 550 ditësh.

Në deklaratën e tyre, ata shprehen se rasti i Veliajt është thellësisht shqetësues për demokracinë shqiptare dhe se i bashkohen thirrjes ndaj autoriteteve shqiptare që të respektojnë shtetin e së drejtës, prezumimin e pafajësisë dhe parimin e proporcionalitetit.
Reagimi i plotë:

“Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025, prej pothuajse një viti e gjysmë. Akuzat zyrtare iu njoftuan vetëm në korrik 2025, pas 163 ditësh në paraburgim.
Së fundmi, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë rrëzoi një vendim të Gjykatës së Lartë dhe urdhëroi rishqyrtimin e masës së paraburgimit ndaj tij, duke vënë në pikëpyetje proporcionalitetin e saj në lidhje me mandatin e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës, i zgjedhur në mënyrë demokratike.
Ne i bashkohemi thirrjes ndaj autoriteteve shqiptare që të respektojnë shtetin e së drejtës, prezumimin e pafajësisë dhe parimin e proporcionalitetit. Ky rast vjen në një sfond thellësisht shqetësues për demokracinë shqiptare.
Ne do të vazhdojmë ta mbajmë në vëmendje këtë çështje, sepse Shqipëria meriton një të ardhme evropiane – një të ardhme që të jetë plotësisht demokratike, transparente dhe e përkushtuar fort ndaj luftës kundër korrupsionit, duke garantuar njëkohësisht që drejtësia të ushtrohet gjithmonë me paanësi, pavarësi dhe respekt për të drejtat themelore”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

SEZONI I RI POLITIK DHE QYTETARËT

NGA NERTIL JOLE TIRANË , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Në...

Pse kaq shumë neveri për njëri-tjetrin, o shqiptarë?!

Nga Vladimir Selamaj FIER , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Ekziston...

Zjarr i madh në Sarandë, flakët përfshijnë kodrën dhe krijojnë re të mëdha tymi

SARANDË , 26 gusht 2026/Albania Express News/-Një zjarr ka...