Unioni i Gazetarëve Shqiptarë: Sjellje represive të autoriteteve serbe ndaj mediave shqiptare

Deklaratë e Unioni të Gazetarëve Shqiptarë

Autoritet serbe duhet të garantojnë lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e gazetarëve shqiptarë në Serbi

Tiranë më 11 Tetor 2025

Kontrollet me qëllim presionin psikologjik dhe orët e gjata të mbajtjes në pikat kufitare të gazetarëve sportivë shqiptarë në Serbi janë sjellje shtetërore represive ndaj shtetasve të huaj. Në mediat ndërkombëtare dhe ato shqiptare, dje dhe sot, janë publikuar ankesa nga gazetarë të njohur sportivë të cilët kanë mbërritur në Serbi për të raportuar ndeshjen e ekipeve kombëtare të futbollit, që do të zhvillohet në Leskovac të Serbisë.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë është vënë në dijeni nga pesë kolegë të mediave audiovizive, të cilët janë përballur në aeroportin e Beogradit si dhe në pikën kufitare që bashkon Maqedoninë e Veriut me Serbinë me kontrolle të përsëritura, mbajtje për disa orë të pasaportave, intervistime absurde nga punonjës të kontrollit kufitar dhe jo vetëm, si dhe me pyetje provokative dhe të ripërsëritura si në seanca të një lufte psikologjike, me qëllim tensionimin dhe stresimin e gazetarëve.

Sjellje të tilla janë të papranueshme dhe dëshmojnë qartë se në Serbi ndaj gazetarëve shqiptarë ka një klimë shtetërore të papranueshme dhe të pangjashme me realitetin e vendeve të BE apo të hapësirës së Ballkanit Perëndimor.
UGSH apelon pranë organizatave simotra të gazetarëve në Serbi që për raste të tilla ndaj gazetarëve shqiptarë duhet të ofrojnë solidaritetin e reagimit dhe përkrahjes së kolegeve të ardhur nga një vend i rajonit për qëllim të pasqyrimit të aktivitetit të rëndësishëm sportiv. Nga ana tjetër u bëjmë thirrje autoriteteve serbe të ushtrojnë të gjitha detyrimet ligjore për garantimin e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes për gazetarët shqiptarë si në rastin e kësaj veprimtarie të rëndësishme sportive ashtu edhe për qëllime turistike dhe profesionale.

Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Regjistrimi fillestar, drejt përfundimit procesi në 108 fshatra nga Elbasani në Vermosh

ELBASAN,16 maj 2026/Albania Express News/ Agjencia Shtetërore e Kadastrës...

Tmerr në aeroportin e Splitit në Kroaci/ Avioni me 135 persona në bord del nga pista me 240 km/h, shmanget tragjedia

KROACI,16 maj 2026/Albania Express News/Një Airbus A220-300 i “Croatia...

Alis drithëron sërish skenën me këngën “Nan”, artisti shqiptar dhuron performancën emocionuese në finalen e “Eurovision 2026”

EUROVISION,16 maj 2026/Albania Express News/Alisi ka dhuruar një performancë...

Zgjedhjet për kreun e PD/ Berisha ka 1 javë në dispozicion për fushatë, votat numërohen në qendrat e votimit. Zbardhet udhëzimi

TIRANË,16 maj 2026/Albania Express News/Edhe pse Partia Demokratike zhvillon...