UEFA trondit futbollin europian: po ndryshon mënyrën si kualifikohet çdo kombëtare!

Kriza e vazhdueshme e disa ekipeve përfaqësuese të njohura në Europë, që shpesh mbeten jashtë fazave finale të kompeticioneve madhore, duket se ka shtyrë UEFA-n të mendojë për një reformë të thellë në sistemin e kualifikimeve.

Sipas mediave ndërkombëtare, po shqyrtohet mundësia që formati aktual me grupe të zëvendësohet me një sistem të ngjashëm me atë të Ligës së Kampioneve, Ligës së Europës dhe Ligës së Konferencës. Në këtë model të ri, të gjitha skuadrat do të renditeshin në një tabelë të përbashkët, ndërsa çdo kombëtare do të zhvillonte 8 ose 10 ndeshje, të përcaktuara nga shorti kompjuterik në bazë të vazove. Ndeshjet nuk do të jenë më me sistem vajtje-ardhje, por të vetme, dhe në fund do të krijohej një klasifikim i përgjithshëm që do të përcaktonte kualifikimin për në fazën finale.

Ky format, sipas ekspertëve të UEFA-s, do të sillte më shumë rivalitet dhe interes mediatik, pasi përballjet do të ishin më të paparashikueshme. Megjithatë, kritikët paralajmërojnë se modeli mund të favorizojë kombëtaret e mëdha, të cilat me pak fitore do të siguronin kalimin, duke e bërë më të vështirë rrugën për skuadrat më të vogla që shpesh surprizojnë në formatin aktual.

Ndryshimi është ende në fazën e diskutimit, por nëse miratohet, ai do të përfaqësonte një revolucion të vërtetë në mënyrën se si zhvillohen kualifikueset europiane dhe botërore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Operacion blic në Elbasan: Arrestohen eksponentë të njohur të botës së krimit

Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë...

Elbasani, qarku i parë në Shqipëri që ndalon përdorimin e monopatinave elektrike – masa të reja për sigurinë rrugore

Përdorimi i monopatinave elektrike tashmë është zyrtarisht i ndaluar...