Edi Rama pret Ursula von der Leyen në Tiranë: Diskutime mbi rrugën drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama do të presë nesër në Tiranë Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Ceremonia e mirëseardhjes pritet të zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku do të diskutohen hapat e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Fillimisht, presidentja do të zhvillojë një takim kokë më kokë me kryeministrin Rama, ndërsa më pas dy delegacionet do të mbajnë një takim bilateral. Pas bisedimeve, Rama dhe von der Leyen do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp për të ndarë detaje mbi zhvillimet e takimit.

Takimi zhvillohet në kuadër të turit që Ursula von der Leyen nis të hënën në Ballkanin Perëndimor, me qëllim të theksimit të mbështetjes së Bashkimit Europian për procesin e anëtarësimit të rajonit, si dhe diskutimin e Planit të Rritjes prej 6 miliardë eurosh të BE-së për periudhën 2024–2027.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protesta e 56-të radhazi në Tiranë , Edi Rama jepe dorëheqjen

TIRANË, 25 korrik 2026 /Albania Express News/ -Protesta kundër...

Zona e Lumit të Shalës do të lidhet me Tropojën, gati kantieri i aksit rrugor

TIRANË, 25 korrik 2026 /Albania Express News/-Kantieri për ndërtimin...

Tirana e nis me barazim fazën përgatitore në Turqi, bardheblutë ndalin Çorum FK në miqësoren e parë

TURQI ,25 korrik 2025/Albania Express /-Tirana ka zhvilluar ndeshjen...