U vra në sallën e gjyqit, mbahen sot homazhet në Pallatin e Kongreseve për gjyqtarin Astrit Kalaja. Merr pjesë kryeministri Rama

Sot, në hollin e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, po zhvillohen homazhe në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën dy ditë më parë pas një sulmi me armë zjarri brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, teksa ndodhej në krye të detyrës.Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, po marrin pjesë në homazhe. Lajmi konfirmohet për Top Channel nga gazetarja Anila Hoxha.
Ngjarja tragjike ka shkaktuar tronditje të thellë në opinionin publik dhe në sistemin e drejtësisë, duke rihapur shqetësimet për sigurinë në institucionet shtetërore. Vrasja e një gjyqtari në ambientet e gjykatës përbën një precedent serioz dhe alarmues për rendin kushtetues dhe shtetin e së drejtës në vend.Ceremonia e homazheve do të mbahet nga ora 09:00 deri në orën 11:00, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve më të lartë të institucioneve të drejtësisë, autoriteteve shtetërore, kolegëve, familjarëve dhe miqve të të ndjerit, të cilët do t’i japin lamtumirën e fundit gjyqtarit Kalaja.
Pas përfundimit të ceremonisë në Tiranë, trupi i gjyqtarit do të përcillet për në qytetin e tij të lindjes, Shkodër, ku në orët e pasdites (14:00–16:00) do të zhvillohet ceremonia e varrimit.
Astrit Kalaja u vra nga Elvis Shkambi, nipi i një prej palëve të përfshira në një proces gjyqësor për çështje pronësie që po shqyrtohej në seancë. Gjatë atentatit mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, Ragip dhe Ervis Kurtaj, babë e bir, gjithashtu pjesë në çështjen gjyqësore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Qarku i Elbasanit shpallet kampion në Basketboll për djem në Edicionin IV të “Ekipeve Sportive në Shkolla”

ELBASAN,20 maj 2026/Albania Express News/Një tjetër sukses i madh...

Rreth dy orë brenda SPAK, Tërmet Peçi reagon pasi del nga dyert e Prokurorisë së Posaçme: E dinë ata…

TIRANË,20 maj 2026/Albania Express News/Deputeti i Partisë Socialiste dhe...

Ernest Muçi hyn në histori, “thyen bankën” në Turqi! Ylli kuqezi bëhet futbollisti më i paguar i Kombëtares shqiptar

TURQI,20 maj 2026/Albania Express News/Futbolli shqiptar po përjeton një...

Përplasjet mes kompanive, Behgjet Pacolli tërhiqet nga Aeroporti i Vlorës: Le ta marrin, nuk dua të luftoj me shtetin

VLORË,20 maj 2026/Albania Express News /Pas përplasjeve me kompaninë...