U ekstraduan dy ditët e fundit: Hasanpapaj dhe Çela dërgohen në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, shtohen masat e sigurisë

Sergej Hasanpapaj dhe Mario Çela janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, institucion i njohur për masat e forta të sigurisë dhe izolimin e elementëve me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Një ditë më parë, Sergej Hasanpapaj u ekstradua nga Belgjika drejt Shqipërisë. 32-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ndaj tij Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në kuadër të organizatës kriminale, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ndërkohë, këtë të premte u ekstradua nga Belgjika edhe Mario Çela, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi po nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” më 22 nëntor 2024.

Të dy të arrestuarit janë transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin (IEVP Peqin), një institucion penitenciar që aplikon regjim të posaçëm dhe kontroll të rreptë, duke strehuar persona të konsideruar me rrezikshmëri të lartë.

Burime bëjnë me dije se nga kjo e premte janë shtuar ndjeshëm masat e sigurisë në Peqin, me forca të përforcuara dhe kontrolle të shtuara, pikërisht për shkak të izolimit të elementëve me rrezikshmërinë më të lartë në këtë institucion.

Sa i përket Mario Çelës, më herët një vendim i Gjykata e Veronës kishte revokuar masën e sekuestrimit të pasurive të tij në Itali, duke argumentuar se fondet dhe investimet rezultonin nga burime të ligjshme dhe të justifikuara, sipas dokumentacionit të paraqitur në gjykatë.

Tashmë, me vendimin e autoriteteve shqiptare për izolimin e tyre në Burgun e Sigurisë së Lartë në Peqin, pritet që procedurat hetimore dhe gjyqësore të vijojnë nën masa të rrepta sigurie, në një institucion që konsiderohet si një nga më të sigurtit në vend.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zhvlerësimi i paprecedentë i kartonit të kuq, Trump e pranon: E telefonova personalisht Infantinon, por nuk e urdhërova

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti Donald Trump...

Pyetja që mbuloi në lot yllin e Brazilit: Çfarë do t’i thoni fëmijëve në Brazil që i prishët ëndrrën…?

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Përfaqësuesja e Brazilit...

Goditja ndaj policisë dhe sulmi ndaj komisariatit, ambasadori gjerman: Protestat e dhunshme nuk janë në përputhje me BE-në

KOLONJË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Ambasadori gjerman Karl Bergner,...

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon sulmet ndaj gazetarit Klevin Muka: Etiketimet nga Rama dhe Balla rrezikojnë lirinë e medias

TIRANË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Unioni i Gazetarëve Shqiptarë...