Turqia dhe pengesa Kosovë, Montella: Ka ardhur me meritë deri këtu, na pret një finale e madhe

Turqia ka mbërritur në Prishtinë për të zhvilluar ndeshjen me Kosovën, një prej surprizave më të bukura të kualifikueseve të këtij botërori.

Trajneri Vincenzo Montella në konferencën për shtyp në prag të kësaj sfide vuri në dukje rëndësinë e kësaj sfide dhe presionit që shoqëron skuadrën e tij
‘Do të ketë presion. Ka lojtarë që nuk kishin lindur kur Turqia luajti për herë të fundit në Botëror. Besoj se do ta përballojmë me sukses presionin-tha Vincenzo Montella që më pas nuk i kurseu elozhet për kombëtaren e Kosovës për rrugëtimin e saj deri në këtë moment

‘Kosova ka ardhur deri këtu me meritë të plotë. Ka pasur vazhdimisht rezultate pozitive. Besoj se do të jetë një finale e madhe-vijoi Montella që më pas përmendi eksperiencën e tij në pankinën e Turqisë
‘Jam i lumtur që jam trajner i Turqisë, kam mbështetjen e presidentit të Federatës-tha Montella-kjo arritje është edhe falë futbollistëve, çdo rezultat është falë tyre. Cilido që të jetë rezultati, mburrem me këta futbollistë’
Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri Stadium ku pritet një atmosferë e zjarrtë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Skënder Hita: Kush sulmon uniformën e Policisë do të ndeshet me ligjin

TIRANË, 16 maj 2026/Albania Express News/ Drejtori i përgjithshëm...

Milani, një “çështje shqiptarësh”/ Pas Igli Tares, lind pista ‘Viktor Bezhani’ për kuqezinjtë

MILANO,16 maj 2026/Albania Express News/Pronarët e “RedBird” kanë një...

Putin bëhet ‘xheloz’, kreu i Kremlinit ‘prenoton’ datën e takimit me Xi Jingping menjëherë pas Trump

MOSKË,16 maj 2026/Albania Express News/Kremlini njoftoi sot se presidenti...

Mbi 1 miliard paund pasuri! Sekreti i biznesit që e futi David Beckham në histori

EUROPË,16 maj 2026/Albania Express News/Pas suksesit të jashtëzakonshëm në...