Turistët e huaj vizitojnë Gjirokastrën: Na pëlqen natyra, historia dhe mikpritja

GJIROKASTËR, 2 korrik 2026 /Albania Express News/-Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, njëherësh drejtuese politike e Partisë Socialiste për qarkun e Gjirokastrës, ndau sot në rrjetet sociale përshtypjet e turistëve të cilët po vizitojnë qytetin e gurtë.

Vizitorë nga vende të ndryshme të Evropës, shprehen të impresionuar nga peizazhet, plazhet dhe trashëgimia kulturore.

“Hera e parë në Shqipëri, më pëlqeu shumë natyra, është hera e parë që vizituam Gjirokastrën. Shijoni natyrën dhe historinë e këtij vendi”, tha një vizitor.

Një çift turistësh nga Zvicra tha se gjatë gjashtë ditëve të qëndrimit në Shqipëri kanë vizituar jugun e vendit, duke mbetur të mahnitur nga plazhet, ushqimi tradicional dhe mikpritja.

“Përshëndetje, jemi nga Zvicra. Kjo është hera e parë që vijmë në Shqipëri. Jemi këtu prej 6 ditësh, e filluam udhëtimin tonë në jug. Na pëlqyen shumë plazhet, natyra, ushqimi i mirë dhe mikpritja. Po e përfundojmë udhëtimin tonë në këtë qytet. Ejani në Shqipëri, është bukur, perfekte”, u shprehën ata.

Ndërkohë, një tjetër vizitor vlerësoi natyrën, kulturën dhe njerëzit.

“Natyra dhe kultura e këtij vendi, njerëzit që jetojnë këtu janë shumë të sjellshëm dhe ndihmues”, u shpreh një vizitor.

Edhe një familje nga Italia ndau përvojën e saj në Shqipëri.

“Vijmë nga Roma është hera e parë që vijmë në Shqipëri. Kemi nisur udhëtimin tonë nga Brindisi dhe mbërritëm në Vlorë. Shkuam në Sarandë, vizituam plazhin e bukur të Borshit, plazhin e Sarandës dhe të Ksamilit. Sot erdhëm të vizitonim Gjirokastrën, që është shumë tërheqëse për historinë që ka, por mbi të gjitha për kalanë”, thanë ata.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME