Turistë spanjollë eksplorojnë historinë dhe kulturën e Elbasanit

Një grup turistësh nga Spanja vizituan këtë të martë qytetin historik të Elbasanit duke eksploruar disa prej atraksioneve më të veçanta kulturore dhe arkitektonike që ai ofron.

Vizita e tyre nisi nga qendra e qytetit, ku patën mundësinë të njihen me ritmin e përditshëm të jetës urbane dhe mikpritjen tradicionale shqiptare.

Më pas, grupi u drejtua drejt lagjes karakteristike “Kala”, një nga zonat më të vjetra dhe më të ruajtura të qytetit, ku historia dhe arkitektura ndërthuren në mënyrë tërheqëse.

Ndalesë të veçantë mori edhe Xhamia Mbret dhe Kisha Shën Maria, dy monumente të trashëgimisë së hershme në Shqipëri.

Turistët u ndalën të sodisnin arkitekturën e tyre dhe të njiheshin më nga afër me tolerancën ndërfetare dhe bashkëjetesën harmonike që karakterizon Elbasanin.

Udhëtimi kulturor u përmbyll me një vizitë në segmentin e rrugës antike Egnatia, një nga rrugët më të famshme të Perandorisë Romake, e cila kalonte përmes këtij qyteti dhe e lidhte Romën me Bizantin.

Ajo mbetet sot një simbol i trashëgimisë së lashtë dhe i rëndësisë strategjike që Elbasani ka pasur ndër shekuj.

Kjo vizitë e radhës vjen si pjesë e rritjes së interesit nga turistët e huaj për të zbuluar thesaret e historisë dhe kulturës shqiptare, veçanërisht në qytete me vlera të spikatura si Elbasani.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Egnatia e Rrogazhinës kërkon pikë në Danimarkë, superkompjuteri i jep 79,2% shanse për kualifikimin historik

NGA FATMIR POPJA Rrogozhinasit përballen sonte në orën 21.00 me...

Rama nis “spastrimet” në administratë, i kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...

Glen Daja mendon revolucionin te Elbasani, trajneri kërkon rikthimin urgjent të Sory Diallo

Trajneri i ri i verdhebluve pritet të ndryshojë filozofinë...