Faza e tretë e regjistrimeve universitare 2025–2026 nis më 2–3 shtator

Në universitetet e Shqipërisë ka nisur faza e tretë e regjistrimeve për maturantët e vitit akademik 2025–2026. Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar (RRASH), Arjan Xhelaj, njoftoi se maturantët më të mirë tashmë kanë bërë zgjedhjen e tyre, duke lënë të lira disa programe studimi.

Sipas Xhelajt, ecuria e regjistrimeve është shumë e mirë, dhe në ditën e pestë janë regjistruar afro 50% e kandidatëve. Grupet më të populluara janë degët e shëndetit, infermieria, teknologjia e informacionit dhe inxhinieritë. Programi i Mjekësisë së Përgjithshme ka ezauruar kuotat në 100%, ndërsa Arkitektura në 99%.

Ai shtoi se edhe universitetet private kanë regjistruar më shumë kandidatë në degë si Mjekësia, Stomatologjia dhe Arkitektura, pasi disa maturantë kanë mundësi financiare për të studiuar jashtë institucioneve publike.

Degët e mësuesisë po regjistrojnë mbi 7,5% të kandidatëve, ndërsa programet 2-vjeçare lëvizin rreth 10%.

Faza e tretë e raundit të parë zhvillohet më 2–3 shtator dhe ka një kohëzgjatje 48-orëshe. Kandidatët fitues duhet të paraqiten pranë sekretarisë së fakultetit për të kryer regjistrimin. Pas çdo faze, nëse mbeten kuota të lira, shpallen fitues të rinj, të cilët regjistrohen në fazën pasardhëse.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Peqin Aksident me tri automjete në aksin Peqin–Elbasan, dy persona lëndohen lehtë; i treti në pak ditë në zonën e Gjocajt

PEQIN ,26 korrik 2026/Albania Express News/-Një aksident rrugor është...

Makina përplas turmën gjatë Marshimit të Krenarisë në Berlin, raportohet për të plagosur

BERLIN ,26 korrik 2026/Albania Express News/-Një automjet ka përplasur...

Trump me urdhër të ri për ushtrinë amerikane: Mos kryeni sulme të reja ndaj Iranit

SHBA ,26 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti amerikan urdhëroi ushtrinë...