Tubimi i gjashtë kundër projektit të Zvërnecit, protestuesit i përgjigjen Ramës nga Kryeministria: Ne ta grisim kontratën

TIRANË ,5 qershor 2026/Albania Express News/Teksa kryeministri Edi Rama ndodhet në Zvërnec, aty ku po bisedon me banorët e zonës, protestuesit në Tiranë vijojnë grumbullimin për të gjashtën ditë.

Ata kanë nisur të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, e më pas vijojnuan marshimin drejt Kryeministrisë.
As këtë herë nuk kanë munguar pankartat dhe thirrjet e protestës për kundërshtimin e projektit të Zvërnecit.

Tubimi është zhvilluar në një atmosferë të ngarkuar me mesazhe kundër politikes, ndërsa në njërën prej tyre thuhej: “Rama ne ta grisim kontratën!”.
19:15 Protesta në Tiranë/ Fëmija 6-vjeçar humbi mes qytetarëve, gjendet pas disa minutash nga efektivët e policisë
Para Kryeministrisë po mbahet protesta e gjashtë për projektin e Zvërnecit. Gjatë tubimit, personi që mbante megafonin lajmëroi qytetarët se kishte humbur një fëmijë mes turmës me njerëz, ai kërkoi gjithashtu që të gjithë të pranishmit të uleshin në gjunjë, në mënyrë që të identifikohej fëmija.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Spektakël me 6 gola në Rrogozhinë! Egnatia nuk dorëzohet, kualifikimi vendoset në Slloveni

RROGOZHINË ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Egnatia ka mbajtur gjallë...

Protestuesit me risi në ditën e 53 të tubimit, valle me maska në shesh teksa kërkojnë qeveri tranzitore

TIRANË ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Vallja me maska ishte...

Ferr zjarri në Siçili/ 1000 vatra dhe temperatura ekstreme, zjarrfikësit në betejë me flakët

ITALI ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Zjarrfikësit italianë po përballen...

Shifër historike në futboll: Lamine Yamal dhe Erling Haaland vendosin rekordin e ri me 220 milionë euro

BOTA ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Platforma e specializuar Transfermarkt...