Trump detyrohet të përdorë portën e vogël për t’u ngjitur në avionin “Air Force One”, ja çfarë zbuloi shërbimi sekret amerikan që ngriti alarmin për sigurinë e presidentit

Presidenti amerikan, Donald J. Trump, përdori portën e vogël për t’u ngjitur në avionin “Air Force One”, në aeroportin ndërkombëtar të Palm Beach në Florida.

Sipas Fox News një masë e tillë është marrë për arsye sigurie, për shkak se shërbimi sekret amerikan zbuloi një platformë qitjeje me fushë pamjeje nga pista e aeroportit ndërkombëtar të Palm Beach, ku qëndronte “Air Force One”.

Ngjarja vjen disa javë pasi Ryan Routh u shpall fajtor për përpjekjen për të vrarë Trump në një fushë golfi në Palm Beach nga një fole snajperi që ai e kishte ngritur në shkurre përgjatë një gardhi.

FBI mësohet se ka nisur hetimet, por ende nuk ka një përfundim apo person të dyshuar.

Trump mbërriti në Florida të premten, menjëherë pas takimit me Presidentin ukrainas Zelenski dhe u largua drejt Uashingtonit të dielën në mbrëmje.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

PD rinovon kupolën drejtuese, nesër gara, Noka drejt rikonfirmimit. Zbardhen emrat që përfliten

TIRANË ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Partia Demokratike pritet të...

Botërori 2026/ Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale

BOTËRORI 2026 ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Francë-Spanjë është gjysmëfinalja...

“Vërejtje në biografi”

Nga Auron Tare TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Dikur, kur...