Tropoja përkujton 81-vjetorin e Brigadës së XXV Partizane

Pa histori jemi pa identitet, e pa identitet nuk ka jetëgjatësi kombi.” Ky postulat i mençur gjen jehonë të veçantë në Malësinë e Gjakovës, e cila sot u mblodh në Astë të Tropojës për të përkujtuar 81-vjetorin e krijimit të Brigadës së 25-të Sulmuese të UNÇLSH.

Në këtë ceremoni solemne tha para të pranishëmve kryetari i bashkisë Tropojë Rexh Byberi ,kam nderin të përshëndes me respekt dhe admirim veteranët, pasardhësit e tyre, si dhe familjet nacionaliste dhe antifashiste që u flijuan dhe u përkushtuan për liri dhe bashkim kombëtar.

Në pamje të parë, organizime të tilla mund të duken si rutinë ose formalitete, por në thelb ato përbëjnë një shkollë të vërtetë të kujtesës sonë kolektive dhe të gjurmëve të pashlyeshme që la historia. Janë këto momente që i mësojnë brezit të ri vlerat e atdhedashurisë dhe sakrificës.

Siç theksova në përshëndetjen time, si individ dhe si Kryebashkiak i Tropojës, është detyrë fisnike dhe obligim moral të vlerësojmë çdo ngjarje dhe çdo individ që, në kohë dhe rrethana të ndryshme historike, ka lënë gjurmë të dukshme të atdhetarisë.

Në këtë kontekst, shpreh respektin tim për pjesëmarrësit dhe përkujtuesit masiv, si dhe për organizatorët e palodhur të Komitetit të Veteranëve të LANÇ, të cilët bëjnë të mundur që kujtimi dhe nderimi për historinë e Brigadës së 25-të të mbeten gjallë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rikthim triumfal: Besëlidhja e Lezhës shpërthen në festë dhe siguron ngjitjen në Kategorinë e Parë!

LEZHË , 11 prill 2021/Albania Express News/Një ditë që...

Drejtori i portit të Sarandës, Admir Malaj :Flukse turistike nga porti i Sarandës, deri tani prenotime nga 28 kroçera

SARANDË, 11 prill/Albasania Express News/ Qyteti bregdetar i Sarandës,...

Përpjekje për të rikthyer lirinë e lundrimit, SHBA nis pastrimin e minave në Ngushticën e Hormuzit

Komanda Qëndrore e SHBA-së (Centcom) ka njoftuar se Shtetet...