Shkodra, model kombëtar në promovimin turistik dhe kulturor

 

Shkodra po konfirmon edhe një herë rolin e saj si një nga bashkitë më aktive në fushën e turizmit dhe kulturës. Kryetari i Bashkisë Shkodër priti sot në zyrën e tij Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, znj. Zana Çela, me të cilën u ndanë vlerësimet për arritjet e këtij viti dhe planet për zhvillimet e ardhshme në sektorin turistik.

Sipas Drejtoreshës Çela, Shkodra kryeson listën e bashkive shqiptare në promovimin turistik dhe kulturor, duke u renditur ndër më të suksesshmet në panoramën kombëtare të turizmit. Vetëm gjatë këtij viti janë regjistruar 259 net eventesh, një tregues i qartë i energjisë kreative, diversitetit kulturor dhe bashkëpunimit të frytshëm që po ndërtohet në qytetin verior.

Këto rezultate e pozicionojnë Shkodrën si një model të mirëfilltë të promovimit turistik kulturor, ku arti, tradita dhe inovacioni bashkohen për të ndërtuar një identitet të fortë dhe për të gjallëruar ekonominë lokale përmes turizmit.

Gjatë takimit, palët vlerësuan gjithashtu rëndësinë e platformës kombëtare TEA, e cila tashmë përfshin edhe kalendarin e pasur të eventeve të Shkodrës. Po ashtu, u diskutuan projektet që synojnë nxitjen e turizmit rinor, organizimin e eventeve multiart, si dhe përfshirjen aktive të të rinjve në jetën kulturore dhe qytetare të Shkodrës.

Falë këtij vizioni të përbashkët dhe angazhimit institucional, Shkodra po shndërrohet çdo ditë e më shumë në një qendër të rëndësishme të turizmit kulturor në Shqipëri  një destinacion që bashkon historinë, artin dhe energjinë e re të një qyteti që frymon kulturë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nis në Bruksel Konferenca e IX Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, pritet mbyllja e tre kapitujve të negociatave

BRUKSEL ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Shqipëria hedh sot një...

Identifikohen viktimat e aksidentit tragjik në Qyrkan të Cërrikut, humbin jetën Qemal Çala dhe Drilon Tabaku

Cërrik ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Identifikohen viktimat e aksidentit...

Aksident tragjik në Qyrkan të Cërrikut, dy persona humbin jetën pas përplasjes “kokë më kokë” të dy automjeteve

CËRRIK ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Një aksident i rëndë...

PD rinovon kupolën drejtuese, nesër gara, Noka drejt rikonfirmimit. Zbardhen emrat që përfliten

TIRANË ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Partia Demokratike pritet të...