Në orët e para të mesditës së kësaj e martë në Shkodër iu vu tritol 38-vjeçari Enea Busukja, i cili sapo ndezi makinën, mjeti shpërtheu. Si pasojë ai mbeti i plagosur.
Ndërkohë në Durrës 25-vjeçari Marjan Kodheli vrau me thikë babanë e tij, Pjetër Kodheli.
Ndërkohë në Tiranë 34-vjeçari Indrit Ismaillari, kamerier në lokalin në zonën e Komunës së Parisit, ka mbetur viktimë pasi është goditur me thikë nga Filip Shehu, i cili punonte si kuzhinier në këtë biznes.
15:16 Vrau babanë në banesë dhe u arratis, arrestohet 25-vjeçari në Durrës
Është vënë në pranga 25-vjeçari Marjan Kodheli, i cili dyshohet se vrau m thikë babanë e tij në banesë.
Ngjarja ndodhi në zonën e Shkallnurit, ndërsa dyshohet se djali vuante nga probleme të shëndetit mendor.
14:59 EMRAT/ Krim në familje në Durrës, 25-vjeçari vret babanë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës, me pasojë një viktimë.
Raportohet se një person ka vrarë me thikë babanë e tij. Nga informacionet paraprake dyshohet se djali vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Autori është identifikuar si Marjan Kodheli, ndërsa viktima Pjetër Kodheli. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkallnurit.
13:30 Atentati në Shkodër, Një makinë e djegur, dyshohet se u përdor nga autori.
Pas shpërthimit me lëndë plasëse që tronditi ne lagjen “Ndoc Mazi” në Shkodër, policia ka zbuluar një makinë të djegur në fshatin Dragoç.
Burime nga hetimet paraprake bëjnë me dije se mjeti po verifikohet nëse ka lidhje me atentatin ndaj 38-vjeçarit Enea Busukja, i cili mbeti i plagosur si pasojë e shpërthimit.
Makina është gjetur plotësisht e shkrumbuar dhe po i nënshtrohet ekspertizës nga grupi hetimor për të përcaktuar pronësinë dhe nëse është përdorur nga autorët e ngjarjes.
13:04-Atentati në Shkodër/ Iu vu tritol në makinë, ja kush është punonjësi i Tatimeve
Një sasi tritoli është vendosur në makinën e parkuar të Enea Busukja, i cili sapo e ka ndezur mjetin, ky i fundit ka shpërthyer. Si pasojë, 38 vjeçari ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital. Ai rezulton se është punonjës i Tatimeve në Shkodër, ndërsa nuk figuron si person me problematika apo me precedent penal.
12:38-Atentati në Shkodër, gjendet një makinë e djegur, dyshohet se u përdor nga autori
Është gjetur një makinë e djegur në fshatin Postribë, që dyshohet se është përdorur nga autori/ët pas atentatit të sotëm në Shkodër. Sipas policisë, tritoli është vendosur në makinën e parkuar të Enea Buzukja, i cili sapo e ka ndezur mjetin, ky i fundit ka shpërthyer.
12:06-Atentati me tritol në Shkodër/ Shpërthen makina sapo ndizet, plagoset 38-vjeçari, punonjës i Tatimeve
Lagjja “Ndoc Mazi” në Shkodër është tronditur paraditen e sotme nga një atentat me tritol vendosur në makinën e një 38-vjeçari. Sipas policisë, tritoli është vendosur në makinën e parkuar të Enea Busukja, i cili sapo e ka ndezur mjetin, ky i fundit ka shpërthyer.
12:04-EMRI/ Atentat me tritol në Shkodër, hidhet në erë makina, plagoset drejtuesi i saj
Një shpërthim me lëndë plasëse është raportuar në qytetin e Shkodrës, e vendosur në një makinë të parkuar. Sipas burimeve paraprake, ngjarja është regjistruar në lagjen “Arra e Madhe”, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e saj.Ndërsa për një viktimë në Berat u raportua pasditen e kësaj të marte.Në Berat, pas një konflikti për motive të dobëta sipas policisë, në lagjen e Kalasë, shtetasi Kristo Mema alias Kastriot Hoxha, 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, ka goditur me mjet prerës shtetasin Keli Hoxha., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij.

