Tronditet bota e futbollit, ish-lojtari i Realit pëson goditje në tru/ Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Royston Drenthe, ish-futbollisti holandez i njohur për aventurat e tij me Real Madrid dhe Everton, është shtruar në spital pasi ka pësuar një goditje në tru.

38-vjeçari u dërgua për trajtim të premten, ndërsa lajmin e konfirmoi agjencia FC de Rebellen, e cila përfaqëson ish-lojtarë profesionistë.
Në njoftimin zyrtar thuhet: “Të premten e kaluar, Royston Drenthe pësoi një goditje në tru. Ai aktualisht po merr kujdes të mirë dhe ndodhet në duar të sigurta. Ekipi dhe të gjithë të përfshirët shpresojnë për një shërim sa më të shpejtë.”

Drenthe nisi karrierën e tij profesionale te Feyenoord, përpara se të transferohej te Real Madrid në vitin 2007, ku fitoi titullin e La Ligës një vit më pas. Ai më vonë luajti në huazim te Everton në sezonin 2011-2012 dhe më pas pati periudha te Reading dhe Sheffield Wednesday, ndër të tjera.
Edhe klubi anglez Everton reagoi përmes rrjetit social X, duke shkruar: “Të gjithë te Everton i urojnë Royston Drenthe një rikuperim të plotë dhe sa më të shpejtë pas raportimeve se është dërguar në spital

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Miratohet me 100 vota pakti i ri mes PS e PD për rregulloren e Kuvendit, voton kundër vetëm Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë

TIRANË,21 maj 2026/Albania Express News/Seanca maratonë e së enjtes...

Mbyllet etapa e tretë e Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë

TIRANË, 21 maj 2026 /Albania Express News/ Etapa e...

“Porta e Alpeve”, Karakaçi: 100 milionë euro investime për turizmin dhe infrastrukturën në Shkodër

TIRANË, 21 maj 2026/Albania Express News/ Projekti “Porta e...

SHBA zhvendos aeroplanmbajtësen Nimitz drejt Karaibeve, Kuba mund të ketë fatin e Venezuelës

SHBA,21 maj 2026/Albania Express News/Me aktakuzën ndaj Raul Castros,...