Trenat transportojnë kryesisht naftën dhe mineralet

Transporti hekurudhor në vend regjistroi rritje në volumin e mallrave të transportuara gjatë tremujorit të tretë të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave (INSTAT), volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë arriti në 156,2 mijë tonë, duke u rritur me 13,7% në krahasim me tremujorin e tretë 2024.

Në strukturën e mallrave të transportuara me hekurudhë, grupet kryesore janë “qymyr dhe linjit, naftë bruto dhe gaz natyror” me 75,8% të totalit, “lëndë të para të ricikluara, mbetje të ngurta bashkiake dhe mbeturina të tjera” me 23,2%, “metale bazë dhe produkte metalike të fabrikuara” me 1%.

Ndërkohë, transporti i pasagjerëve me hekurudhë vijon të mbetet në nivele të ulëta. Gjatë tremujorit të tretë 2025 udhëtuan me tren 782 pasagjerë, duke shënuar një ulje prej 62,9 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Aktualisht, rrjeti hekurudhor në shfrytëzim në vend ka një gjatësi prej 253 kilometrash, që përfshin linjat Kufi–Gjorm (93 km), Durrës–Elbasan (76 km), Rrogozhinë–Fier (49 km) dhe Fier–Vlorë (35 km). Transporti i mallrave kryhet kryesisht në distancat 0–49 km.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Revolta në ditën e 45! Protestuesit marshojnë, oshëtijnë rrugët e Tiranës: Rama, jepe dorëheqjen!

TIRANË ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Pasi protestuan për disa...

Mbappé hyn në histori! Askush nuk ka luajtur më shumë se ai me Francën në Kupën e Botës

BOTËRORI 2026 ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Kylian Mbappé vazhdon...

Tragjedi në Cërrik/ Policia jep detaje: Dy viktima dhe një i plagosur në aksidentin në aksin Mollas–Gostimë

CËRRIK ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Policia ka dhënë informacionin...