Tragjike në Kupën e Gjermanisë, tifozi ndërron jetë pas problemeve shëndetësore që pësoi në tribunë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të mërkurën mbrëma në Gjermani, vetëm pak minuta para fillimit të ndeshjes së Kupës së Gjermanisë midis RB Leipzig dhe Energie Cottbus, skuadër e divizionit të tretë.

Sipas raportimeve zyrtare të klubit, një tifoz i Leipzig është rrëzuar papritur në hyrje të stadiumit, duke pësuar një ndalim kardiak. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të stafit mjekësor dhe transportimit të tij në spital, ai ka ndërruar jetë pak më vonë.
Lajmi i hidhur u konfirmua nga RB Leipzig në minutat e para të ndeshjes dhe iu komunikua lojtarëve në pushimin e pjesës së parë.

Në deklaratën zyrtare, klubi gjerman shkruan: “Fatkeqësisht, një nga tifozët tanë u rrëzua ndërsa hynte në stadium. Sapo morëm lajmin e trishtueshëm se tifozi i RB Leipzig ka ndërruar jetë në spital.
Për këtë arsye, dhe nga respekti për familjen e tij, do të minimizojmë transmetimin tonë të drejtpërdrejtë nga Cottbus. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj – në kohë si këto, futbolli kalon në plan të dytë.
Klubi dëshiron t’i shprehë ngushëllimet më të thella familjes së të ndjerit.”
Pas përfundimit të takimit, të cilin Leipzig e fitoi me rezultatin 4–1, lojtarët dhe stafi teknik shkuan drejt tribunës ku ndodheshin tifozët për të shprehur ngushëllimet e tyre.
Kapiteni i Leipzig, David Raum, deklaroi pas ndeshjes: “Ne fituam, por sot fitorja nuk ka rëndësi. Mendimet dhe ngushëllimet tona shkojnë për familjen e tifozit të ndjerë.”
Atmosfera festive e një ndeshjeje Kupa u shndërrua në moment zie dhe reflektimi.
Sipas mediave gjermane, tifozët e të dy ekipeve qëndruan në heshtje pas lajmit dhe anuluan festimet që ishin planifikuar në fund të takimit.
Autoritetet lokale dhe federata gjermane e futbollit (DFB) kanë konfirmuar se do të hetojnë rrethanat e incidentit, ndërsa RB Leipzig ka ofruar mbështetje të plotë për familjen e viktimës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama publikon foto nga protesta dhe sheshi i tifozëve të ndeshjes Portugali-Spanjë: Kjo osht Tirona jonë e kontradiktës

TIRANË,6 korrik 2026/Albania Express News/-Ndërsa në Tiranë mbahet protesta...

Tajfuni Maysak godet Kinën, dy viktima dhe mijëra të evakuuar nga përmbytjet

KINË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Autoritetet kineze kanë ngritur...

AF Elbasani rikthehet në Europë pas 20 vitesh, Gvozdenoviç dhe Lulaj: Jemi gati për sfidën me BATE Borisov

ELBASAN ,6 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani është vetëm...

Zhvlerësimi i paprecedentë i kartonit të kuq, Trump e pranon: E telefonova personalisht Infantinon, por nuk e urdhërova

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti Donald Trump...