Tragjike në Greqi/ Shpërthen rafineria e naftës, humb jetën një shqiptar, në gjendje të rëndë një tjetër

GREQI, 09 tetor 2026 /Albania Express News/-Një shpërthim i madh ndodhi pak pas orës 11:00 të ditës së sotme në ambientet e “Motor Oil” në Agioi Theodoroi të Greqisë, duke shkaktuar një të vdekur, një të plagosur rëndë e disa të tjerë më lehtë.

Sipas deklaratës së “Motor Oil”, “sot, në orën 11:00, gjatë mirëmbajtjes së gjerë parandaluese në rafinerinë tonë, dy punëtorë u plagosën rëndë.
Punëtorët morën menjëherë ndihmën e parë të nevojshme dhe u transportuan në spital. Gjendja e tyre është e rëndë dhe po marrin kujdesin e duhur. Që nga fillimi, u aktivizuan të gjitha protokollet e kërkuara të sigurisë dhe reagimit ndaj emergjencave”.

Por pas disa orësh, mësohet se ka ndërruar jetë 43-vjeçari Robert Cakaj, ndërkohë që vazhdon të trajtohet i intubuar 50-vjeçari Dorian Hysa.
Fillimisht, dy të plagosurit rëndë u dërguan në Spitalin e Korinthit, ku mbërriti edhe një person i tretë i plagosur, me probleme shumë të lehta respiratore. Dy të plagosurit më rëndë u dërguan në Thriasio, ku njëri prej tyre vdiq. I dyti është në gjendje kritike pasi ka pësuar lëndime të rënda në kokë.
Sipas informacioneve, prokurori kërkoi arrestimin e kontraktorit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

FRANCË – Pas trazirave, kryeministri Lecornu njofton vendosjen e shtetrrethimeve lokale

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryeministri francez, Sébastien...

Gonxhja në Balkan Sea Fair: Turizmi dyfishoi të ardhurat në 3 vjet

TIRANË, 19 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Turizmit,...

Humbje e madhe për futbollin e Librazhdit, ndahet nga jeta Ilirjan Lavdari, kapiteni legjendar i Sopotit

Mesfushori me teknikë dhe vizion të spikatur, lideri i...