Tragjedia në Cërrik/ Viktima e aksidentit, Qemal Çala ishte mësues në shkollën “Osman Gjini”

CËRRIK ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Është përditësuar bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur në aksin rrugor Mollas–Gostimë, në bashkinë Cërrik, ku humbën jetën dy persona dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Sipas informacionit zyrtar të Policisë, në aksident u përfshinë dy automjete, njëri i drejtuar nga Sajmir Muça, 38 vjeç, dhe tjetri nga Qemal Çala, 63 vjeç.

Përplasja rezultoi fatale për Qemal Çalën, i cili humbi jetën në vendngjarje. Mësohet se ai ishte mësues në shkollën “Osman Gjini” në Cërrik, lajm që ka tronditur familjarët, kolegët dhe komunitetin arsimor të bashkisë Cërrik dhe jo vetëm.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën edhe pasagjeri që udhëtonte me të, Drilon Tabaku, 22 vjeç.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, Sajmir Muça, 38 vjeç, mbeti i plagosur dhe u transportua me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes kanë kryer veprimet hetimore shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

Sipas identifikimit të viktimave, jetën e humbën Qemal Çala, 63 vjeç, mësues në shkollën “Osman Gjinishi” në Cërrik, dhe Drilon Tabaku, 22 vjeç. Ngjarja ka sjellë dhimbje të thellë në komunitetin e Cërrikut.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Revolta në ditën e 45! Protestuesit marshojnë, oshëtijnë rrugët e Tiranës: Rama, jepe dorëheqjen!

TIRANË ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Pasi protestuan për disa...

Mbappé hyn në histori! Askush nuk ka luajtur më shumë se ai me Francën në Kupën e Botës

BOTËRORI 2026 ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Kylian Mbappé vazhdon...

Tragjedi në Cërrik/ Policia jep detaje: Dy viktima dhe një i plagosur në aksidentin në aksin Mollas–Gostimë

CËRRIK ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Policia ka dhënë informacionin...