Tragjedia në Athinë, zbardhen identitetet e shqiptarëve nën rrënoja, mes tyre motër e vëlla

ATHINË, 26 shtator 2026 /Albania Express News/- Janë identifikuar personat që ndodhen ende nën rrënojat e godinës së shembur një ditë më parë në lagjen Plaka të Athinës, pas një shpërthimi të fuqishëm.

Sipas informacioneve të raportuara nga korrespondenti i Top Channel, Artur Bibe, në mesin e personave të prekur nga tragjedia janë edhe shtetas me origjinë shqiptare, të cilët, sipas raportimeve, ndodheshin në Athinë për qëllime turistike.

Mes tyre janë edhe Florin Hoxha dhe Florida Hoxha, motër e vëlla, ndërsa identitetet e personave të tjerë të raportuar janë:

  1. Florin Hoxha
  2. Florida Hoxha
  3. Eris Cani
  4. Ian Alexander Kirkpatrick
  5. Edmond Hings
  6. Athina Papapresku

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe, ndërsa ekipet e emergjencave vijojnë operacionin për kërkimin dhe nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja.

Autoritetet greke po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e shpërthimit që solli shembjen e godinës në një nga zonat historike të Athinës.

Albania Express News do të vijojë të përcjellë informacionet e konfirmuara lidhur me bilancin e tragjedisë dhe identifikimin e viktimave.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shpërthim i fuqishëm në Athinë, gjashtë persona nën rrënoja, mes tyre tre shqiptarë

ATHINË, 26 shtator 2026 /Albania Express News/- Një shpërthim...

Reforma Territoriale/ PD depoziton draftligjin, propozon 100 bashki dhe 12 qarqe

TIRANË ,25 shtator 2026 /Albania Express News/-Grupi Parlamentar i...

Reforma territoriale, Berisha nga Elbasani : Do të shtojmë të paktën 40 bashki

ELBASAN ,25 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryetari i Partisë...