Tragjedi në punë, rryma elektrike i merr jetën 32-vjeçarit, elektricist i OSHEE-së

TROJAS /BELSH, 12 shtator 2026 /Albania Express News/-Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në fshatin Trojas, ku një 32-vjeçar, punonjës i OSHEE-së, ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas të dhënave paraprake, rreth orës 09:30, shtetasi Klajdi Zekthi, 32 vjeç, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa po kryente punime për riparimin e një linje elektrike.

Pavarësisht ndërhyrjes, 32-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, duke humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Në vendngjarje kanë mbërritur strukturat përkatëse, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, përfshirë mënyrën e zhvillimit të punimeve dhe shkaqet që çuan në aksidentin fatal.

Autoritetet po punojnë për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Elbasan Arena ndez sfidën: AF Elbasani kërkon fitoren e parë dhe hakmarrjen ndaj Egnatias

ELBASAN, 13 shtator 2026 /Albania Express News/- Elbasan Arena...

Shqipëria, mes 10 destinacioneve më të preferuara jashtë BE-së nga rezidentët europianë

TIRANË ,13 shtator 2026 /Albania Express News/-Shqipëria renditet mes...

“Ky nuk është më futboll”, Ronaldo shpërthen ndaj tifozëve të Al-Taawoun: Të ndalohen përgjithmonë nga stadiumet

TIRANË ,13 shtator 2026 /Albania Express News/-Cristiano Ronaldo ka...

Zgjidhet Qeveria e re e Kosovës, Kurti rikthehet në krye të ekzekutivit me 62 vota pro

KOSOVË ,13 shtator 2026 /Albania Express News/-Me 62 vota...