Tragjedi në familjen shqiptare, shpërthen bombula e gazit, vdesin babai dhe dy fëmijët e tij të mitur

Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën  e kësaj të enjte në Kosovë ku babai me dy fëmijët e tij të mitur kanë humbur jetën tragjikisht.

Sipas asaj që mediat vendase raportojnë deir më tani ngjarja është regjistruar në një banesë në Malishevë, në lagjen “Mirdita”,  ku një burrë rreth 35 vjeç ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit të bombulës. Për fatin e keq në momentin ku dhe ndodhi ngjarja në banesë ishin dhe dy fëmijët e tij të mitur, përkatësisht të moshave 9 dhe 12 vjeç, të cilët fatkeqësisht po ashtu kanë humbur jetën.

Ndonëse të tre janë dërguar me urgjencë në spital, bluzat e bardha nuk kanë mundur që t’i shpëtojnë.

Lidhur me këtë ngjarja autoritetet janë duke punuar, ndërkohë që për më shumë informacione priten më tepër detaje në vijim nga Policia e Kosovës.

“Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente policore, zjarrfikësit dhe ekipet emergjente. Në këtë banesë janë gjetur tre persona të gjinisë mashkullore (një i rritur dhe dy fëmijë), të cilët janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ku është konstatuar se të njëjtit ishin pa shenja jete”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Skyscanner”: Saranda kryeson listën e destinacioneve verore për t’u zbuluar në 2026-ën

TIRANË, 4 qershor 2026 /Albania Express News/- Pushimet verore...

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat, projektligje dhe diskutime (Rendi i Ditës)

TIRANË,4 qershor 2026/Albania Express News/Kuvendi zhvillon sot seancën plenare,...

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

MALIQ,4 qershor 2026/Albania Express News/Një ngjarje e rëndë është...