Mbështetja e tifozëve pritet të jetë një armë shtesë për Elbasanin në transfertën ndaj Egnatias. Edhe pse ndeshja luhet jashtë fushe, shumë verdheblu pritet të udhëtojnë drejt Rrogozhinës për të mbështetur skuadrën e tyre.
Prania e tyre në stadium do të ndihet gjatë gjithë ndeshjes, duke i dhënë energji dhe motivim lojtarëve në fushë. Tifozët e Elbasanit kanë një traditë të gjatë mbështetjeje dhe kudo që luan ekipi, ata bëjnë diferencën me zërin dhe pasionin e tyre.
Lojtarët dhe stafi teknik e konsiderojnë këtë pjesëmarrje si një “shtysë ekstra”, që mund të kthehet në faktor gjatë 90 minutave, duke kontribuar drejtpërdrejt në performancën e skuadrës.