Thellohet skandali në futbollin turk, në pranga 17 arbitria dhe presidentii një klubi të SuperLig

Thellohet skandali në futbollin turk. Paraditen e kësaj të premtje u vunë në pranga 17 arbitra dhe presidenti i një klubi të Superlig në kuadër të një hetimi për sistemin e basteve ilegare. Prokuroria e Stambollit ka konfirmuar daljen e mandatit të arrestit për 21 persona dhe mes të hetuarve janë edhe 17 arbitrat dhe presidenti i një klubi.

Për momentin autoritetet nuk i kanë publikuar emrat e të hetuarve duke u mjaftuar vetëm me dhënien e inicialeve. Arrestimet u bënë në 12 qytetet të Turqisë dhe kjo masë vjen pak ditë pas vendimit të Federatës Turke të Futbollit për pezullimin e 149 arbitrave dhe asistentëve pasi hetimet kishin provuar se zyrtare të impenjuar në kampionatet profesioniste të Turqisë kishin vënë baste për ndeshje futbolli.
Federata Turke bëri të ditur se sanksionet mund të variojnë nga 8 në 12 muaj pezullim, por nuk është konfirmuar ende nëse arbitrat e pezulluar kanë vënë bast në ndeshjet e drejtuara prej tyre. Prokuroria e Stambollit komunikoi se arrestimi i 17 arbitrave u bë me akuzën e abuzimit të detyrës dhe manipulim të rezultateve të ndeshjeve

Në pranga përfunduan edhe një president klubi të Super Ligë, një ish pronar klubi futbolli dhe një ish president i Federatës, edhe ata me dyshimin se janë të përfshirë në një sistem bastesh ilegale. Pak javë më parë presidenti i Federatës Turke të futbollit, Ibrahim Haciosmanoglu në një konferencë për shtyp zbuloi rezultatet shqetësuese të hetimit të Prokurorisë së Stambollit duke thënë se 371 nga 571 arbitrat aktivë të kampionateve profesioniste të vendit kishin llogari në kompani bastesh dhe 152 prej tyre merrnin pjesë rregullisht në procesin e vënies së basteve. Mes tyre, janë edhe 7 arbitra të niveleve më të larta.
Është ky një skandal për shkak të të cilit u arrit sa të merrje në konsideratë edhe pezullimi i kampionatit me klubet që kërkojnë transparencë dhe zbulimin e identiteteve të personave të përfshirë, ndërkohë që presidenti I Federatës Turke e përshkroi situatën si një krizë morale për futbollin në vend.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Bombardime të reja izraelite në Liban/ 31 persona humbin jetën, mes tyre edhe fëmijë

LIBAN,27 maj 2026/Albania Express News/Të paktën 31 persona, mes...

Festohet sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë myslimanë falin namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

TIRANË,27 maj 2026/Albania Express News/Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban...

“Shqipëria pjesë e familjes evropiane”, ambasadori gjerman nga Brukseli: Mbështesim fuqimisht anëtarësimin në BE”

GJERMANI,26 maj 2026/Albania Express News/Me rastin e Konferencës Ndërqeveritare...