AKU bllokon 25 tonë misër nga Serbia me aflatoksinë

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka intensifikuar kontrollet në pikat doganore duke analizuar çdo ngarkesë ushqimi blegtoral para se të shpërndahet në stallat që furnizojnë fabrikat e qumështit, për të garantuar sigurinë ushqimore në vend.

Në kuadër të kontrolleve AKU ka bllokuar 25 tonë misër që vinte nga Serbia, pasi analizat laboratorike treguan se ushqimi për kafshë ishte i kontaminuar me toksinën kancerogjene aflatoksinë.

Produkti është ndaluar në pikën kufitare në Han të Hotit dhe do të asgjësohet pas përfundimit të të gjitha veprimeve administrative.

Poliksen Drazho, specialiste në AKU, deklaroi për “Top Channel” se ushqimi i kafshëve me aflatoksinë përbën rrezik jo vetëm për shëndetin e lopëve dhe bagëtisë së imët, por edhe për njerëzit, pasi toksina mund të depozitohet në qumësht. Përveç kësaj ngarkese, janë bllokuar dhe 10 kamionë të tjerë misri të pasigurt.

“Është konstatuar gjatë aksioneve tona një ngarkesë misri me aflatoksinë, ndërsa janë bllokuar dhe ngarkesat e tjera që kanë ardhur duke qenë se konsiderohen të dyshuara.  Ndërkohë që janë marrë 10 kampionë mostra që janë në proces analizimi. AKU ka bllokuar 25 tonë produkt me aflatoksinë, që është vendosur të asgjësohet pasi të bëhet verifikimi i të gjitha veprimeve administrative”, tha ajo.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Bombardime të reja izraelite në Liban/ 31 persona humbin jetën, mes tyre edhe fëmijë

LIBAN,27 maj 2026/Albania Express News/Të paktën 31 persona, mes...

Festohet sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë myslimanë falin namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

TIRANË,27 maj 2026/Albania Express News/Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban...

“Shqipëria pjesë e familjes evropiane”, ambasadori gjerman nga Brukseli: Mbështesim fuqimisht anëtarësimin në BE”

GJERMANI,26 maj 2026/Albania Express News/Me rastin e Konferencës Ndërqeveritare...