Tensione para Kuvendit, plagosen dy efektivë policie; afrohet autoboti me ujë për shpërndarjen e protestuesvew

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Situata para godinës së Kuvendit është tensionuar gjatë protestës së zhvilluar këtë të enjte, ku janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Sipas informacioneve paraprake, dy efektivë policie kanë mbetur të plagosur gjatë incidenteve, ndërsa në zonë është afruar edhe autoboti me ujë, i cili pritet të përdoret për shpërndarjen e turmës nëse situata vijon të përshkallëzohet.

Forca të shumta policie vijojnë të jenë të dislokuara përreth Kuvendit, ndërsa tensionet mbeten të larta. Deri më tani nuk ka një bilanc zyrtar për persona të tjerë të lënduar apo të shoqëruar, ndërsa autoritetet po monitorojnë nga afër zhvillimet.

Pritet që në vijim të ketë një reagim zyrtar nga Policia lidhur me dinamikën e ngjarjes dhe masat e marra për garantimin e rendit dhe sigurisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Reforma territoriale midis efikasitetit të shërbimeve dhe identitetit vendor.

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Para disa ditësh Komisioni...

Tensione jashtë Kuvendit, miell dhe vezë ndaj makinave të deputetëve. Shoqërohen disa protestues, mes tyre Gent Progni

TIRANË ,2 korrik 2026/Albania Express News/-Tensione janë shënuar jashtë...