Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, përplasje mes pjesëmarrësve! Organizatori: “Nuk ma ka ndier kur kam pasur 300 veta përballë, jo më juve”

TIRANË ,18 korrik 2026/Albania Express News/-Kuvendi Kombëtar i Protestës, i mbajtur për herë të parë këtë të shtunë, është shoqëruar me tensione dhe përplasje verbale mes pjesëmarrësve, duke nxjerrë në pah mosmarrëveshje mbi mënyrën e organizimit të takimit dhe përfaqësimin e protestuesve.

Që në nisje të mbledhjes, disa nga të pranishmit kundërshtuan mënyrën se si ishte organizuar kuvendi, duke pretenduar se shumë prej pjesëmarrësve të protestave nuk ishin njoftuar për zhvillimin e tij. Sipas raportimit të gazetares së Top Channel, Rudina Muça, në sallë u dëgjuan kritika të drejtpërdrejta ndaj organizatorëve.

Një prej protestuesve u shpreh se në sallë mungonin pjesëmarrësit aktivë të marshimeve, duke deklaruar: “Mosha mesatare këtu është mbi 45 vjeç. Këtu nuk shoh asnjë nga marshimi. Nuk jemi lajmëruar.”

Situata u tensionua edhe më shumë kur disa qytetarë kërkuan të merrnin fjalën, por organizatorët nuk ua lejuan, duke argumentuar se mbledhja po zhvillohej sipas një rendi të përcaktuar.

“Kemi një rend dite dhe nuk do të lejojmë të na prishni mbledhjen,” deklaroi një prej organizatorëve, ndërsa moderatorja e takimit theksoi se kuvendi ishte i hapur për të gjithë qytetarët dhe se do të zhvillohej si një takim i hapur.

Momenti më i nxehtë u regjistrua kur një prej organizatorëve reagoi ashpër ndaj kundërshtimeve nga salla, duke përdorur një gjuhë të fortë.

“Nuk ma ka ndier kur kam pasur 300 veta përballë, jo më juve. Prandaj mos na sfidoni, mos na merrni neve sikur jemi të butë,” u shpreh ai, deklaratë që shkaktoi reagime dhe debat të fortë mes të pranishmëve.

Përplasjet nuk mbetën vetëm në nivel verbal. Në një moment, një qytetar kërkoi të ulej në rreshtin e parë të sallës, por u kundërshtua nga tre persona, të cilët tentuan ta largonin. Megjithatë, ai refuzoi të ngrihej nga vendi, pavarësisht insistimit të organizatorëve, duke krijuar një tjetër moment tensioni.

Pas qetësimit të situatës, organizatorët vijuan diskutimet mbi hapat e ardhshëm të lëvizjes protestuese. Njëri prej tyre theksoi se protestat duhet të kalojnë në një fazë të re dhe të mos mbeten vetëm te tubimet në shesh.

“Duhet të shkojmë përtej sheshit. Në shesh e vramë frikën, por çfarë do të bëhet më pas? Nuk duhet të përsërisim rastin e Serbisë, ku protestuan pa fund dhe nuk ndryshuan asgjë,” deklaroi ai.

Kuvendi Kombëtar i Protestës vijon punimet mes debateve dhe diskutimeve për organizimin e protestave në vijim, ndërsa tensionet e regjistruara në nisje kanë treguar se brenda pjesëmarrësve ekzistojnë qëndrime të ndryshme mbi drejtimin që duhet të marrë kjo lëvizje.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

KANADA ,18 korrik 2026/Albania Express News/-Tymi i zjarreve masive...

“Procesi më i thellë i ripërtëritjes që nga themelimi i partisë”/ Zgjedhjet në PD, Berisha: Institucionalizuam rolin e diasporës

TIRANË ,18 korrik 2026/Albania Express News/-Kryetari i Partisë Demokratike,...

Rama: Mokra, një krahinë që nuk të fton vetëm ta vizitosh, por ta jetosh

POGRADEC , 18 korrik 2026/Albania Express News/ -Krahina e...