Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit që frekuentonte edhe kazinotë, “arrest shtëpie” për dy zyrtaret e tjera

DURRËS ,18 korrik 2026/Albania Express News/-Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për tre zyrtaret e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, të arrestuara në kuadër të hetimeve për përvetësimin e 69 milionë lekëve të rinj.

Gjykata vendosi “arrest në burg” për ish-drejtoreshën e filialit, Elisabeta Mataj, ndërsa caktoi masën “arrest në shtëpi” për ish-shefen e financës, Valbona Duni, dhe ish-arkëtaren Paola Dana.

Tre zyrtaret akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim. Sipas hetimeve, gjatë muajve prill dhe maj 2026 ato dyshohet se kanë përvetësuar 69 milionë lekë të rinj.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Profanët që mbërthehen pas karrigeve

Nga Sejdin Cekani TIRANË ,18 korrik 2026 /Albania Express News/-“Punë...

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

KANADA ,18 korrik 2026/Albania Express News/-Tymi i zjarreve masive...

“Procesi më i thellë i ripërtëritjes që nga themelimi i partisë”/ Zgjedhjet në PD, Berisha: Institucionalizuam rolin e diasporës

TIRANË ,18 korrik 2026/Albania Express News/-Kryetari i Partisë Demokratike,...