Tension te Milan: Rabiot dhe Allegri kërkojnë më shumë nga Leao

Adrien Rabiot ka pasur një ndikim të menjëhershëm te Milan pas transferimit nga Marseille në ditët e fundit të merkatos.
Mesfushori francez, i kërkuar me ngulm nga Massimiliano Allegri — trajneri që e kishte edhe te Juventusi — është tashmë një titullar i padiskutueshëm në qendrën e mesfushës, ku ka sjellë fizikalitet, përvojë dhe lidership.

“Të vesh fanellën e Milanit pas pesë viteve te Juventusi nuk është pak,” tha Rabiot për Gazzetta dello Sport. “Kemi cilësinë për të luftuar për Scudetton. Allegri më kërkoi sepse e di që mund të ndihmoj të rinjtë me përvojën time, si në stërvitje, ashtu edhe në ndeshje.”

Rabiot, i njohur për natyrën e tij të drejtpërdrejtë, nuk ngurroi të bënte një krahasim mes modelit të disiplinës, Luka Modric, dhe shokut të tij të ekipit, Rafael Leao:
“Modric është një frymëzim. Ka pasion të jashtëzakonshëm, stërvitet fort dhe luan me dëshirë edhe në moshën 40-vjeçare. Kjo është ajo që i mungon Leao-s. Ai ka talent të madh, por në moshën 26-vjeçare nuk është më ‘i ri’. Duhet të vendosë nëse dëshiron të bëhet i madh apo do të mjaftohet me atë që është.”

Sipas burimeve pranë klubit, pas ndeshjes së fundit ndaj Juventusit ka pasur një moment tensioni në dhomën e zhveshjes. Allegri, i zemëruar me qasjen e Leao-s gjatë ndeshjes, ndërhyri ashpër para gjithë skuadrës:
“Tani askush të mos flasë. Leao, dua të jesh më i përqendruar! Jo vetëm në sulm, por edhe në detyrat që të kërkoj!” — thuhet të ketë deklaruar tekniku italian.

Raportohet se nuk ka qenë një përplasje personale, por një lëvizje e qëllimshme për të “tronditur” sulmuesin portugez, i cili së fundmi është vënë në shënjestër të kritikave për mungesë intensiteti.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ndërprerje e furnizimit me ujë në gjithë qytetin e Elbasanit, ja kur do të kryhen punimet…

ELBASAN,18 maj 2026/Albania Express News/Bashkia Elbasan dhe Shoqëria Rajonale...

“UÇK, UÇK, UÇK”! Protesta në RMV për gjuhën shqipe, thirrje për dorëheqjen e kryeministrit. Tre studentë të arrestuar

SHKUP,18 maj 2026/Albania Express News/Mijëra student shqiptarë janë mbledhur...

Kontroll “blic” në Burgun e Peqinit, i sekuestrohet telefon celular në qeli të dënuarit me burgim të përjetshëm Indrit Shaqja

PEQIN,18 maj 2026/Albania Express News/Një tjetër operacion kontrolli është...

Festë e çmendur e Interit! 400 mijë njerëz në delir nga San Siro deri në Duomo

TIRANË, 18 maj 2026/Albania Express News/ Kryetari i Partisë...