Rrëzohet mocioni i PD për fondet IPARD, Bardhi: Çdo javë do të ketë kërkesa për debat

Konferenca e Kryetarëve shqyrtoi gjatë mbledhjes së sotme kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike “Për zhvillim të mocionit me debat dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë” në lidhje me gjetjet e OLAF për fondet nga programi IPARD. Pas debateve, kërkesa e opozitës për mocion me debat u rrëzua nga mazhoranca.

Gjatë debatit, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh se çdo javë do të ketë kërkesa për debat.

“Ata që janë për të përfaqësuar interesat e krimit, gjejnë yçkëla për të refuzuar debatin. Nuk ka asnjë kundërthënie në kërkesën tonë për mocion me debat dhe ngritjen e një komisioni të posaçëm. Por kështu ndodh kur bëhet një lexim gjysmak dhe ndërkohë në mendje keni vetëm si ta rrëzoni kërkesën”, tha Bardhi.

Sipas tij, pretendimi se nuk janë të disponueshme raportet e OLAF-it nuk vlen pasi ato janë zyrtare dhe të publikuara në faqen publike të internetit.

Partia Demokratike kërkoi mocion me debat dhe ngritjen e një Komisioni të Posaçëm parlamentar për bllokimin e fondeve të IPARD-it duke iu referuar gjetjeve të OLAF, që sipas PD, tregojnë për keqpërdorimin e 33 milion eurove që pasoi me bllokimin e paketës prej 112 milion euro.

OLAF apo Zyra Europiane kundër mashtrimit investigon shkeljet ndaj buxhetit të BE-së dhe rastet e korrupsionit.

Opozita kërkoi që Kuvendi marrë masa për të mbrojtur fondet e BE-së nga përfitimet ilegale. Në kërkesë, PD-ja kërkonte miratimin e një draftrezolute ku i bëhet thirrje institucioneve të drejtësisë për hetim të plotë dhe të shpejtë të personave të përfshirë në atë që e cilëson vjedhje e fondeve të fermerëve shqiptarë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Një burrë i vë flakën vetes pranë selisë së OKB-së në Nju Jork, humb jetën në spital

SHBA ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Një burrë humbi jetën...

Ebola po përhapet me shpejtësi në Republikën Demokratike të Kongos/ Mbi 400 viktima, OBSH nis trajtimet eksperimentale

KONGO ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Epidemia e Ebolës në...

Kthjellime dhe vranësira në orët e pasdites, parashikimi i motit për këtë të premte

TIRANË ,3 korrik 2026/Albania Express News/-Ditën e premte vendi...

Spanja konfirmon veten si pretendent, mund Austrinë me tre gola dhe avancon më tej në Botëror

BOTËRORI 2026, 2 korrik 2026/Albania Express News/-Spanja ka arritur...