‘Të tregojmë respekt për San Marinon’/ Kërkesa e Rolando Maran për skuadrën: Duhet të bëjmë ndeshje serioze

San Marino ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Kombëtarja luan mbrëmjen e së martës ndaj San Marinos ndeshjen e dytë në Grupin 1C të Nations League, një sfidë ku kuqezinjtë janë dukshëm favoritë për të fituar. Por trajneri Maran tregon kujdes dhe deklaron se duhet treguar respekt ndaj San Marinos

‘Shqipëria duhet të bëjë një ndeshje serioze, me përqendrim maksimal. Janë ndeshje që të ndihmojnë për të ndërtuar mentalitetin e skuadrës. Duhet durim i veçantë. Në këtë mënyrë di dhe çfarë duhet të bësh. Duhet shumë respekt për San Marion, do marrim masat e duhura për çdo situatë që do të krijohej-tha Rolando Maran
Për Maran ajo që skuadra duhet të bëjë është që të hyjë në fushën e lojës për të bërë detyrën e saj pavarësisht se kush është kundërshtari

‘Siç e thashë edhe më herët, për ngritjen e një skuadre ka rëndësi mentaliteti. Sigurisht që duhet të futemi në fushë, pavarësisht nga kundërshtari, për të bërë atë që duhet të bëjmë dhe nuk duhet të kënaqemi thjeshtë me disa elementë të caktuar. Sigurisht duhet të krijohen kushtet ideale që gjithçka të merret me seriozitet. E rëndësishme është dhe rritja e skuadrës në këtë rast-shtoi Maran

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Gjimshiti flet në prag të ndeshjes me San Marinon: Duket ndeshje e lehtë, por s’është e tillë, të jemi të përqendruar

SAN MARINO ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Kombëtarja shqiptare...

Vijon në ditën e 121-të protesta para Kryeministrisë

TIRANË ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Në ditën e...

Automjeti përfshihet nga flakët te Rrethrrotullimi “1 Maji” në Elbasan, ndërhyjnë zjarrfikësit

ELBASAN, 28 shtator 2026 /Albania Express News/- Një automjet...