Të premten inagurohet aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë nga Kryeministri Edi Rama

Të premten,në orën 11:00, do të inagurohet zyrtarisht aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë,një ndër veprat më të rëndësishme infrastrukturore në juglindje të vendit. Në ceremoni do të marrin pjesë Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, përfshirë edhe zyrtarë lokalë nga Pogradeci, Korça, Maliqi etj.

Ky aks rrugor i kategorisë C ka një gjatësi prej 43 kilometrash dhe tashmë është asfaltuar i gjithi. Punimet kanë zgjatur mbi 12 vite, kjo për shkak të vështirësive të projektit dhe terrenit të rrëshqitshëm, ndërsa kostoja e investimit, e mbuluar nga Banka Islamike,ka arritur në rreth 273 milionë euro.

Rruga pritet të shkurtojë ndjeshëm distancën nga juglindja drejt Tiranës dhe do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e zonës së Mokrës,e cila historikisht ka qenë e izoluar dhe pa lidhje rrugore me standarde bashkëkohore. Ky aks përshkon Mokrën e Poshtme dhe të Sipërme, duke ofruar akses më të lehtë drejt monumenteve të kulturës dhe natyrës si:

Ura e Golikut e shekullit XVII
Varret Ilire të Selcës mbi 2500 vjeçare
Ura e Terziut
Bishnica dhe liqenet akullnajore të Lukovës.
Kalanë e Zëmçës
Mullarët e Gurtë (Gurët e Nuses)
Malin e Kozicit
Shën Marenën etj

Gjithashtu, rruga kalon pranë fshatrave karakteristike si Zëmça, Pleshishti, Trebinja e Potkozhani, të njohura për shtëpitë prej guri dhe traditat e tyre.

Në përfundim të segmentit,udhëtarëve u shfaqet panorama e Pogradecit,liqenit dhe fushës së Starovës,duke e bërë këtë aks jo vetëm një investim strategjik për zhvillimin ekonomik e turistik,por edhe një urë të re lidhjeje mes komuniteteve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME