TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-ministrja e Partisë Socialiste, Ermelinda Meksi e cila së fundmi ashtu si Arta Dade dhe Ditmir Bushati, ka mbajtur qëndrime kritike ndaj disa vendimeve të marra nga kryeministri Edi Rama, ka reaguar sërish.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo është ndalur te roli i intelektualëve në debatin publik, duke theksuar se të shprehësh mendimin kërkon kurajë, integritet dhe se zëri i tyre duhet të dëgjohet e të vlerësohet në një shoqëri demokratike.
Postimi i Meksit u shoqërua me reagime të shumta nga qytetarët, ndërsa një prej komentuesve i kujtoi periudhën kur ajo ishte pjesë e qeverisë socialiste, duke vënë në dyshim arsyet pse po shpreh sot qëndrime të tilla.
“Po mire moj zonje e nderuar, tani e gjete momenti ju, Arta Dade, Ditmir Bushati, Spiropali e ndonje tjeter qe te na afronit mendimin ndryshe kur Shqiperia eshte nje hap larg Bashkimit Europian?
Moj zonje e nderuar, Shqiperia sot eshte shume me mire ne krahasim me Shqiperine e viteve tuaja dhe nuk po e them une qe nuk jam antar i Partise Socialiste, por e thone te gjithe treguesit qe monitorohen nga ekspertet europiane.
Nese do te ishit motra ime do t’ju thoja…mjafte, mjafte, edhe per hire te atyre qe keni gezuar ne vitet tuaja”, shkruan komentuesi në postimin e Meksit, ndërkohë që kjo e fundit i është përgjigur duke theksuar se ky reagim i saj nuk ka për qëllim të hapë debat politik, por të trajtojë rolin e intelektualëve në jetën publike.
Ajo ka shtuar më tej se ka mbështetuar dhe votuar Partinë Socialiste ndër vite, mirëpo kjo thekson se nuk e pengon që të shprehë mendimin kritik sa herë e konsideron në interes të publikut.
“Parimet në të cilat besoj i kam gjetur dhe vazhdoj t’i gjej te Partia Socialiste,prandaj kam kontribuar,mbështetur dhe votuar.,qysh nga 1991. Por kjo nuk do të thotë se duhet hequr dore nga mendimi kritik. Përkundrazi, kontributi më i ndershëm është të shprehësh me përgjegjësi atë që mendon, kur e gjykon se i shërben interesit publik,megjithese do perballesh me komente si juaji”, shkruan Meksi ndër të tjera.
Komentuesi: Fillimisht do te deshiroja te me sqaronit se ke quani ju intelektuale? Mandej ky perkufizim “Pse nuk flasin intelektualet” eshte nje nocion bardhe e zi, kur shoqeria jone sot, karakterizohet nga te gjitha ngjyrat, bile dhe nga ato më te padukshmet.
Zonja Meksi, ky evulim ne mendim i juaji, eshte produkt i protestave qe po zhvillohen ketu ne Tirane, apo posedim i elementeve qe kane te bejne me raportin tuaj sot me Partine Socialiste?
E bej kete pyetje sepse kam parasysh edhe aktivitetin tuaj politike te viteve me perpara, kur ishit pjese perberese e qeverise shqiptare, dhe ne ate periudhe te mendoje si ju shpreheni sot ishte herezi apo jo?
Po mire moj zonje e nderuar, tani e gjete momenti ju, Arta Dade, Ditmir Bushati, Spiropali e ndonje tjeter qe te na afronit mendimin ndryshe kur Shqiperia eshte nje hap larg Bashkimit Europian?
Moj zonje e nderuar, Shqiperia sot eshte shume me mire ne krahasim me Shqiperine e viteve tuaja dhe nuk po e them une qe nuk jam antar i Partise Socialiste, por e thone te gjithe treguesit qe monitorohen nga ekspertet europiane.
Nese do te ishit motra ime do t’ju thoja…mjafte, mjafte, edhe per hire te atyre qe keni gezuar ne vitet tuaja.
Ermelinda Meksi: Faleminderit për komentin. Por postimi im nuk kishte si qëllim të hapte një debat për partitë politike, por të reflektonte mbi rolin e intelektualit në hapësirën publike.
Për mua, intelektual është ai që, përmes dijes, përvojës dhe integritetit, kontribuon në debatin publik me argumente, pavarësisht bindjeve politike.
Sa i përket mua kam shprehur perhere publikisht mendimet e mia si kur kam qenë pjesë e politikës aktive, ashtu edhe gjatë 15 viteve të fundit, kur nuk kam qenë pjesë e saj. Për dijeninë tuaj, kam ardhur nga jashtë familjarisht për të votuar Partinë Socialiste në të gjitha zgjedhjet edhe 11 vitet e fundit.
Parimet në të cilat besoj i kam gjetur dhe vazhdoj t’i gjej te Partia Socialiste,prandaj kam kontribuar,mbështetur dhe votuar.,qysh nga 1991.
Por kjo nuk do të thotë se duhet hequr dore nga mendimi kritik. Përkundrazi, kontributi më i ndershëm është të shprehësh me përgjegjësi atë që mendon, kur e gjykon se i shërben interesit publik,megjithese do perballesh me komente si juaji.
Në një shoqëri demokratike,mendimi ndryshe është pjesë e domosdoshme e debatit publik.

