Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Alesia Balliu organizoi sot një takim me strukturat e partisë në Elbasan.
Në fjalën e saj, Alesia Balliu theksoi së bashku në Elbasan me demokratët që kanë sakrifikuar vite nga jeta e tyre për këtë parti, i dhamë sot një përgjigje të qartë edhe deputetit “brek kuq” edhe Sali Berishës.

Fjala e plotë e Alesia Balliut:
Përjashtimi im nga gara për kryetare të Partia Demokratike e Shqipërisë nuk është vendim politik – është frikë nga gara.
Së bashku në Elbasan me demokratët që kanë sakrifikuar vite nga jeta e tyre për këtë parti, i dhamë sot një përgjigje të qartë edhe deputetit “brek kuq” edhe Sali Berisha: gara nuk ndalet me përjashtime dhe nuk trembet nga presionet.
Demokratet në Elbasan nuk është një grup njerëzish për fushatë. Janë demokratë që kanë ndarë vështirësitë, punën dhe sakrificat për Partinë Demokratike dhe që sot treguan se dinjiteti nuk përjashtohet me një vendim.
Por ta kenë të qartë: mund të më përjashtojnë nga gara, por nuk mund të përjashtojnë zërin e demokratëve. Një parti që ka frikë nga gara, në të vërtetë ka frikë nga vetë demokratët e saj dhe nga zëri i tyre i lirë.
Rroft Partia Demokratike e Shqipërisë.
Zoti i bekoftë shqiptarët dhe Shqipërinë.

