Takim kokë më kokë në Kryesinë e Kuvendit, Nancy VanHorn zhvillon bisedime me Niko Peleshin

TIRANË, 14 shtator 2026 /Albania Express News/- E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn, po zhvillon një takim kokë më kokë me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi.

Takimi ka nisur pak minuta më parë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ndërsa, sipas raportimeve të gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, dy zyrtarët po zhvillojnë bisedime me dyer të mbyllura.

Takimi vjen në një moment me zhvillime të rëndësishme në skenën politike shqiptare dhe pritet që në fokus të diskutimeve të jenë çështje me interes të përbashkët, përfshirë zhvillimet politike në vend dhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

Deri në këto momente nuk ka një informacion zyrtar mbi temat konkrete të diskutuara gjatë takimit. Pas përfundimit të bisedimeve, mund të ketë më shumë detaje mbi përmbajtjen dhe çështjet e trajtuara gjatë këtij takimi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME