Sulmi kibernetik ndaj institucionit, Kuvendi i Shqipërisë del me njoftim zyrtar

Kuvendi i Shqipërisë njofton se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, është konstatuar një akses i paautorizuar në infrastrukturën e tij IT. Gjatë verifikimeve është vënë re fshirja e një pjese të informacionit në disa llogari përdoruesish të administratës.

Autoritetet paralajmërojnë se vlerësimi paraprak teknik tregon se mund të bëhet fjalë për një sulm të sofistikuar kibernetik, me synim fshirjen e të dhënave dhe cenimin e disa sistemeve të brendshme.

Nga analizat e para rezulton se infrastruktura kryesore e punës nuk është prekur. Faqja zyrtare e Kuvendit dhe sistemet e tjera që mbështesin funksionimin e institucionit vijojnë të operojnë normalisht.

Menjëherë pas incidentit janë marrë masa për izolimin e trafikut të dyshimtë dhe neutralizimin e sulmit. Ekipet teknike po punojnë për rikuperimin e të dhënave të fshira.

Për këtë situatë është ngritur një skuadër e përbashkët teknike dhe hetimore që po punon për analizimin e incidentit, identifikimin e burimit dhe rikthimin e të dhënave të prekura. Kuvendi bashkëpunon ngushtë me institucionet përgjegjëse për sigurinë kibernetike, përfshirë Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Drejtorinë për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit dhe Komandën Kibernetike në Ministrinë e Mbrojtjes.

Gjithashtu, gjatë këtyre orëve po ofrohet mbështetje teknike edhe nga partnerët ndërkombëtarë, me të cilët po vijon komunikimi për vlerësimin e situatës dhe hapat e mëtejshëm.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Një “okazion” nga Benini, Chicoto Koffi Romeo zgjon interes në merkaton shqiptare

Emri i mesfushorit beninez Chicoto Koffi Roméo ka nisur...

Edi Rama: Nis korrja e grurit në fushat e arta të Dropullit

DROPULL, 4 korrik 2026/Albania Express News/ -Në fushën pjellore...

Protesta mbarëkombëtare, Diaspora ‘pushton’ Tiranën/ Qytetarët nisin organizimin në sheshin “Skënderbej”: Rama jep dorëheqjen

TIRANË ,4 korrik 2026/Albania Express News/-Sot mbahet protesta mbarëkombëtare....