Sulmet në Rripin e Gazës, ministri izraelit i Mbrojtjes konfirmon vrasjen e komandantit ushtarak të Hamasit

BOTA,27 maj 2026/Albania Express News/Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e komandantit ushtarak të Hamasit, Mohammed Odeh, gjatë një bastisjeje në Rripin e Gazës.

Në një reagim të publikuar në platformën X, Katz deklaroi se “komandanti i katërt i krahut ushtarak të organizatës Hamas në Gaza u eliminua” dhe shtoi se operacioni u krye nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) dhe shërbimi i inteligjencës Shin Bet.
Ai përgëzoi forcat izraelite për operacionin, duke theksuar se Izraeli mbetet i përkushtuar për të ndëshkuar të gjithë ata që, sipas tij, kanë marrë pjesë në sulmet e 7 tetorit.

“Ne jemi të përkushtuar për të eliminuar të gjithë ata që udhëhoqën masakrën e 7 tetorit dhe kështu do të jetë: të gjithë janë të dënuar me vdekje, kudo që të jenë”, shkroi ai.
Katz gjithashtu përsëriti qëndrimin e qeverisë izraelite se Hamasi nuk duhet të ketë më asnjë rol në administrimin e Gazës, as në aspektin civil dhe as ushtarak.
Në një tjetër deklaratë, ai tha se Izraeli po shqyrton edhe një “plan emigrimi vullnetar” nga Rripi i Gazës, duke shtuar se ai do të zbatohet “në kohën dhe mënyrën e duhur”.
Deklaratat e ministrit vijnë në një moment tensionesh të larta në rajon, ndërsa operacionet ushtarake izraelite në Gaza vijojnë dhe situata humanitare mbetet kritike.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME