Stuhia tropikale “Melissa” ka shkaktuar tre viktima në Haiti, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se ajo mund të forcohet në një uragan gjatë fundjavës.
Sipas autoriteteve vendase, rritja e nivelit të ujit të lumit Saint-Martin, për shkak të reshjeve të dendura, ka shkatërruar një urë në pjesën verilindore të vendit dhe disa shtëpi në veriperëndim, në zonën e Port-des-Peys.
Në orët e fundit, stuhia ndodhej rreth 360 kilometra në jugperëndim të Port-au-Prince, kryeqytetit të Haitit, dhe 310 kilometra në juglindje të Kingston, kryeqytetit të Xhamajkës.
Meteorologët paralajmërojnë se “Melissa” mund të kthehet në uragan brenda 48 orëve të ardhshme, duke goditur Xhamajkën dhe rajonin jugperëndimor të Haitit, ku tashmë janë shpallur masa emergjente dhe evakuime të pjesshme.
Autoritetet lokale dhe organizatat ndërkombëtare të ndihmës po monitorojnë situatën, ndërsa rreziku i përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut mbetet i lartë në zonat malore dhe bregdetare.



