Stadiumi “Myslim Koçi” në Gramsh drejt përfundimit, nis faza finale e shtrimit të tapetit

GRAMSH / TIRANË, 28 shtator 2026 /Albania Express News/- Rikonstruksioni i stadiumit “Myslim Koçi” në Gramsh ka hyrë në fazën finale, ndërsa impianti sportiv tashmë ka marrë një pamje tërësisht të re.

Në kuadër të investimeve të Federatës Shqiptare të Futbollit në infrastrukturën sportive, në bashkëpunim me Bashkinë Gramsh, janë përmbyllur punimet e tjera të parashikuara për rikonstruksionin e stadiumit.

Aktualisht, vëmendja është përqendruar te shtrimi i tapetit të ri të fushës, i cili ndodhet në fazën përfundimtare. Paralelisht, po vijon edhe mobilimi i ambienteve të brendshme, duke kompletuar hapësirat që do t’u shërbejnë ekipeve, stafit teknik dhe sportistëve.

Pas përfundimit të të gjitha ndërhyrjeve, stadiumi “Myslim Koçi” pritet të ofrojë kushte më moderne për zhvillimin e futbollit në Gramsh, duke i shërbyer ekipeve të qytetit, akademive dhe brezit të ri të futbollistëve.

Investimet në infrastrukturë sportive mbeten një nga drejtimet e rëndësishme të punës së Federatës Shqiptare të Futbollit, me synimin për përmirësimin e kushteve të stërvitjes dhe zhvillimit të aktiviteteve sportive në qytete të ndryshme të vendit.

Stadiumi “Myslim Koçi” pritet të jetë së shpejti gati për të mirëpritur aktivitetet sportive dhe për t’u rikthyer në funksion të plotë për komunitetin e Gramshit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga klasa në Muzeun Etnografik të Elbasanit , nxënësit e shkollës “Qamil Guranjaku” zbulojnë thesaret e traditës shqiptare

ELBASAN, 29 shtator 2026 /Albania Express News/- Trashëgimia kulturore...

Traversë dhe dy gola të anuluar, rivalët i “paketojnë” Shqipërisë kreun e grupit në vetm

TIRANË, 29 shtator 2026 /Albania Express News/ – Shqipëria...

18-vjeçari që u refuzua nga 15 universitete, por ndërtoi një aplikacion që gjeneron dhjetëra milionë dollarë

AMERIKË ,29 shtator 2026 /Albania Express News/-Historia e Zach...