Berisha në Strasburg, takime me delegacionin e Kosovës dhe përfaqësues të PPE-së

TIRANË ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndodhet në Strasburg, ku gjatë ditës së sotme do të zhvillojë një sërë takimesh dhe aktivitetesh në Parlamentin Europian.

Sipas njoftimit të Partisë Demokratike, Berisha do të zhvillojë në orën 11:30 një takim me delegacionin e Kosovës.

Në orën 15:30, në kuadër të seancës plenare të Parlamentit Europian, kryetari i PD-së pritet të mbajë një fjalë.

Gjatë qëndrimit në Strasburg, Berisha do të zhvillojë gjithashtu takime zyrtare me përfaqësues dhe zyrtarë të Partisë Popullore Europiane (PPE), bëri të ditur PD-ja.

Njoftimi nuk jep detaje të mëtejshme mbi përmbajtjen e takimeve apo fjalës së Berishës në Parlamentin Europian.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dita e Alfabetit, Peleshi: Kongresi i Manastirit, hap vendimtar në formësimin e identitetit kombëtar shqiptar

TIRANË , 24 nëntor 2026/Albania Express News/-Me rastin e...

Britanikët “ndërrojnë mendje”! Sondazhi nxjerr rikthimin në BE në krye në 512 nga 632 zonat zgjedhore

TIRANË , 24 nëntor 2026/Albania Express News/-Një sondazh i...

Wall Street Journal: Kim Jong Un po zgjeron kapacitetet bërthamore të Koresë së Veriut, çfarë zbuluan imazhet satelitore

TIRANË , 24 nëntor 2026/Albania Express News/-Ndërsa vëmendja ndërkombëtare...