Spiropali shtrëngon duart me ministrin e jashtëm serb në Nju Jork, Gjuriç “e fsheh” foton me kryediplomaten shqiptare

  1. Gjatë qëndrimit në Nju Jork në kuadër të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministrja jonë e jashtme, Elisa Spiropali ka marrë pjesë edhe në një takim të Nismës Adriatiko- Joniane.Pjesëmarrjen në këtë tryezë ajo e ka njoftuar përmes një njoftimi të shpërndarë nga zyra e shtypit.
    “Përgjatë mëngjesit të sotëm të punës në Nju Jork me homologë dhe partnerë të Nismës Adriatiko-Joniane, theksova se bashkëpunimi rajonal gjithëpërfshirës është nevojë strategjike për përshpejtimin e integrimit në BE të rajonit tonë”, shkruan Spiropali.Së bashku me njoftimin ministrja e Jashtme ka publikuar një foto teksa shtrëngon duart me homologun e saj serb Marko Gjuriç.
    Nga ana tjetër kreu i diplomacisë së Beogradit ka përmendur organizatorin e këtij takimi, ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që bie në sy fakti që nuk e ka publikuar foton me ministren Spiropali.
    “Duke nisur Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të këtij viti UNGA80 me pjesëmarrjen në mëngjesin joformal të punës së Ministrave të Jashtëm të Nismës Adriatiko-Joniane, të organizuar nga kolegu im mucunski. Si një vend që e vendos bashkëpunimin rajonal në qendër të politikës së jashtme, Serbia e sheh #AII si një platformë jetike për forcimin e lidhjes në rajonin tonë në mënyra praktike dhe të orientuara drejt njerëzve, duke kontribuar njëkohësisht në përparimin e një agjende pozitive në fqinjësinë tonë ,një agjendë që ndërton besim, forcon qëndrueshmërinë dhe krijon mundësi të reja për qytetarët tanë”, shkruan Gjuriç.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME