Spiropali priti ministrin e Punëve të Jashtme të Qipros për mbështetje në BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit ministrin e Punëve të Jashtme të Qipros, Constantinos Kombos, në një takim ku ishte e pranishme edhe ambasadorja Luela Hajdaraga.

Gjatë bisedimeve, palët diskutuan zgjerimin e bashkëpunimit të suksesshëm mes dy vendeve, intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar, si dhe vijimin e mbështetjes për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kryetarja Spiropali vuri në dukje: “Marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe politike dhe bashkëpunimi parlamentar me Qipron po zgjerohen dhe intensifikohen në të gjitha nivelet”. Ajo shtoi se Presidenca qipriote e Bashkimit Evropian gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 do të jetë një moment i favorshëm dhe mbështetje e fuqishme për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Nga ana e tij, ministri Kombos nënvizoi se politikat e zgjerimit dhe integrimi evropian i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jenë një prioritet i Presidencës qipriote, duke garantuar mbështetje të vazhdueshme për përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

  Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla...

Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

Presidenti bullgar Rumen Radev ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme...

Evakuohet një qytet në Greqi për shkak të daljes së lumit nga shtrati

Banorët e vendbanimit Yperia në bashkësinë rajonale të Larisës...

Parashikimi i motit për sot, 6 dhjetor 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në...