Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, si dhe drejtuesen e Zyrës së Përfaqësimit të Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, Tatiana Mrazikova.
Në fjalën e saj, Spiropali e cilësoi këtë zyrë si “Antena e Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor”, duke theksuar rëndësinë e saj për proceset integruese. “Është një impuls i fuqishëm për integrimin dhe bashkëpunimin e vendeve të rajonit, si dhe për lidershipin e Shqipërisë në këto procese,” u shpreh ajo.
Zyra e Përfaqësimit pritet të luajë një rol të rëndësishëm në përshpejtimin dhe mbështetjen e procesit të integrimit europian, duke nxitur ndërveprimin më të ngushtë mes Parlamentit Europian, Kuvendit të Shqipërisë dhe parlamenteve të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.