Spektakël në Divjakë ,sheshi “pushtohet” nga buzëqeshjet e fëmijëve, ngjyrat dhe emocionet e 1 Qershorit

Nga Sara Tarko

DIVJAKË,1 qershor 2026/Albania Express News/Sot, sheshi kryesor i Divjakës u shndërrua në një hapësirë të gjallë plot ngjyra, buzëqeshje dhe gëzimin e fëmijëve, në kuadër të festës së 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Atmosfera festive u krijua përmes aktiviteteve të ndryshme artistike, ku fëmijët u angazhuan në piktura plot fantazi, ndërsa grupi i QKF-së solli energji dhe ritëm me performancat e tyre të kërcimit. Programi u pasurua edhe nga interpretimet muzikore dhe recitimet e nxënësve të shkollave “Koli Sako” dhe “Çermë-Shkumbin”, të cilat i dhanë eventit një dimension të veçantë kulturor dhe edukativ.
Kjo festë krijoi një atmosferë të ngrohtë dhe bashkuese, duke mbledhur së bashku fëmijë, prindër dhe qytetarë, të cilët ndanë momente gëzimi dhe emocioni në një mëngjes të mbushur me energji pozitive.
Aktiviteti u shndërrua në një kujtim të bukur për më të vegjlit, duke theksuar rëndësinë e krijimit të hapësirave të tilla për zhvillimin dhe lumturinë e fëmijëve.
Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve!

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tubimi në Bulevard, protestuesit thyejnë xhamat e Kryesisë së Kuvendit

TIRANË, 25 tetor 2026 /Albania Express News/-Pas kapsollave gjatë...

Dinamo City pret kampionët e Egnatias në “Elbasan Arena”, Ilir Daja rikthen kapitenin në formacion

ELBASAN, 25 tetor 2026 /Albania Express News/-Kampionët zbresin në...